• Kontakt
Friday, May 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Viti 2021 kyç për luftën antikorrupsion, SHBA merr në patronazh BKH, Llalla dhe disa zyrtarë të tjerë rrezikojnë ndëshkimin

05/01/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Viti 2021 kyç për luftën antikorrupsion, SHBA merr në patronazh BKH, Llalla dhe disa zyrtarë të tjerë rrezikojnë ndëshkimin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2021 pritet të jetë viti kyç për luftën kundër korrupsionit në vend. Reforma në drejtësi u bë me qëllim dërgimin pas hekurave të pushtetarëve që kanë vjedhur prej 30 vitesh, ndërsa në 2021 duket se terreni do të jetë i gjithi gati. Së pari do të jetë funksionale Byroja Kombëtare e Hetimit.

Vitin që lamë pas vëmendja u përqendrua te testimi që u bë për kandidatët që duan të bëhen hetues dhe tashmë jemi në fazën finale. Të gjithë i janë nënshtruar testit të poligrafit dhe intervistave individuale, ndërsa për punë ditësh do të dalë lista me emrat që do të emërohen hetues pasi të mbarojnë dhe procesin e trajnimit. Në këtë moment do të jenë amerikanët që do hyjnë në lojë dhe do të marrin në patronazh BKH.

Të gjithë emrat që do të kualifikohen pritet që në muajin janar të shkojnë në Virxhinia ku do i nënshtrohen një procesi trajnimi intensiv. Po ashtu SHBA do sjellë pajisje dhe ekspertë të saj që do të merren me trajnimin e hetuesve gjatë punës në Tiranë. Elementi i dytë është se SPAK do të marrë pranë saj më shumë prokurorë. Kushtetua i ka garantuar 15 prokurorë minimalisht, por do kërkohet që sa paku të jenë 20, çka do të ndihmojë në forcimin e hetimeve. Një element tjetër shumë i rëndësishëm është se do të ndryshohet ligji i SPAK.

Plani është që prokuroria të fokusohet vetëm te korrupsioni në nivele të larta. Ndërkohë në lëvizje janë dhe ndërkombëtarët, të cilët kanë sjellë shumë dosje, ndërsa SPAK do të firmosë marrëveshje me disa shtete homologe për të goditur krimin dhe korrupsionin.

Dosjet e bujshme

Sa i takon luftës kundër korrupsionit, janë një sërë çështjesh të cilat do të mbyllen këtë vit. Gjatë 2021 do të merren vendimet finale sa i takon ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Të dy kanë shkuar për gjykim dhe vendimet janë në dorë të Gjykatës së Posaçme. Tahiri u dënua me shërbim prove, por Tahirie apeloi vendimin dhe Apeli e ktheu nga zeroja procesin, i cili do të rinisë në Shkallën e Parë.

Gjyqi ndaj tij pritet të nisë në javët e para të shtatorit. Ndërkohë procesi ndaj Llallës pritet të ecë akoma dhe më shpejt. Trupa gjykuese është përcaktuar dhe në janar nis gjykimi ndaj tij për veprën penale të mosdeklarimit të pasurisë.

Ndërkohë një proces paralel ndaj tij është ai i sekuestrimit të pasurive në kuadër të ligjit antimafia. Një emër tjetër që do të dalë për gjykim është Zamira Rami, ish-kryebashkiake e Gjirokastrës. Për të SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi në gjykatë. Ndërkohë vetë Prokuroria ka në dorë disa doje të rëndësishme, për të cilat do vendoset brenda këtij viti nëse do shkojnë për gjykim apo do të pushohen. Kemi hetimet për të ngelurit në veting.

SPAK po heton rreth 12 emra që kanë qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë. Po ashtu janë disa padi për ministra të qeverisë aktuale, duke filluar që nga inceneratorët, te tenderat në shëndetësi, koncesionet në shëndetësi dhe procese të tjera. Vetë kreu i SPAK, pak ditë më parë deklaroi se viti 2021 do të jetë vit i vështirë për të korruptuarit. Mbetet të shihet nëse reforma në drejtësi do të japë frytet e saj apo do të mbetemi në drejtësinë e shkuar.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In