• Kontakt
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Vilat e shtëpitë e presidentit kanë ujë 24 orë”, UKT i përgjigjit Ilir Metës

25/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Vilat e shtëpitë e presidentit kanë ujë 24 orë”, UKT i përgjigjit Ilir Metës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ujësjellësi i Tiranës ka reaguar pas akuzave të presidentit Ilir Meta, për cilësinë e ujit në kryeqytet.

“UKT ndoqi me keqardhje një reagim të pavend dhe aspak të denjë të Presidentit të Republikës, por që nuk çudit askënd, lidhur me një vendim gjykate, referuar një çështjeje që daton 5 vjet më parë, të keqpublikuar qëllimisht ditët e fundit nga disa media e portale pranë opozitës dhe Presidentit.

Presidenti i Republikës, shtëpitë dhe vilat e të cilit sot furnizohen me 24h ujë, po e përdor qëllimisht këtë çështje për të keqinformuar publikun. I kujtojmë Presidentit se UKT-ja nuk është më institucioni i dikurshëm, kur drejtohej nga një kanakar i një prej aleatëve më besnikë të z. President”, thuhet në njoftimin e UKT.

Ky institucion nënvizon se që nga ajo kohë, UKT ka pësuar një ndryshim rrënjësor, qoftë në dhënien e shërbimit për qytetarët, qoftë në furnizimin me ujë të tyre, duke e çuar furnizimin me 24h ujë në ditë në 70% të Tiranës.

“UKT siguron qytetarët e Tiranës se zbaton standartin kombëtar të cilësisë së ujit të pijshëm, mbështetur në VKM Nr.379 datë 25/05/2016, dhe rekomandimet për cilësinë e ujit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas këtij standardi, uji i pijshëm monitorohet çdo ditë nga Operatori i Sherbimeve të Kujdesit Shëndetësor, i cili është organi që kontrollon dhe monitoron cilësinë e ujit të pijshëm.

Zgjedhja e pikave të marrjes së mostrave realizohet në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor të Tiranës dhe miratohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Çdo ditë kryhen analiza për 16 kampione për 7 parametra fiziko-kimike (ngjyra, era, shija, turbullira, amoniaku, nitrite, klori i lirë mbetës) dhe 3 parametra mikrobiologjik (Koliforme totale, Escherichia coli, Streptokoku fekal)”, sqaron UKT.

Paralelisht, edhe Drejtoria e Higjenës monitoron rregullisht, në mënyrë të përditshme, kampione uji në 31 pika të përcaktuara në të gjithë qytetin e Tiranës.

“Uji me të cilin UKT furnizon konsumatorët e saj përmes rrjetit shpërndarës, është objekt kontrolli periodik nga Institucione të tjera monitoruese sic janë: Inspektoriati Shendetesor Shqiptar, institucion që vepron në bazë të dispozitave të ligjit nr. 7643 dt. 02.12.1992 “Për Inspektimin Sanitar” të ndryshuar, si dhe akteve të tjera kigjore në fuqi dhe njofton Ministrinë e Shëndetësisë si dhe Agjencia e Baseneve Ujore.

Vetë Ujësjellës Kanalizime Tiranë kryen kontroll të përditshëm në 52 pika të kampionimit në të gjithë qytetin e Tiranës për monitorimin e klorit të lirë mbetës në pikat fundore të rrjetit të ujësjellësit.

Për sa i përket klorinimit, niveli i klorit në të gjithë rrjetin e ujësjellësit mbahet gjithmonë brenda limiteve të rekomanduara nga ISHSH që është në vlerat 0,3-0,5 mg/l në rrjet”, e mbyll reagimin e saj UKT.

Share201Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In