• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vijon rekordi i zi, asnjë politikan i dënuar për korrupsion në 2019, burgjet plot me shqiptarë të varfër

18/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Vijon rekordi i zi, asnjë politikan i dënuar për korrupsion në 2019, burgjet plot me shqiptarë të varfër
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndodh vetëm në Shqipëri, në vendin që ka klasën politike, parlamentin dhe drejtësinë më të korruptuar dhe të inkriminuar në Evropë. Vjedhja me tendera, kontrata, koncensione, favorizim me taksa, mashtrime, falsifikime, përvetësim pronash publike, shpenzime luksi dhe marifete të tjera janë pesëfishuar në Shqipëri, ndërsa ndëshkimet për korrupsion të pushtetarëvë janë zero.

Edhe gjatë vitit 2019, asnjë politikan, asnjë pushtetar nuk është dënuar për korrupsion, duke shënuar një tjetër rekord të zi në kulturën e pandëshkueshmërisë në vend.

Të dhënat raportohen në një dokumet të kryeprokurorit Olsian Çela për Kuvendin. Dokumenti konfirmon se edhe Çela po ecën në gjyrmët e Arta Markut dhe Adriatik Llallës, të cilët ishin ‘dele’ të kupolës politike të Tiranës, e cila ka 30 vite që vjedh dhe sundon shqiptarët, duke kontrolluar drejtësinë.

Është shokues fakti se si në vendin me nivelin e korrupsionit më të lartë në Evropë, sipas raporteve ndërkombëtare dhe vendasve, nuk dënohet asnjë ministër, deputet, drejtor apo kryebashkiak për korrupsion. Dhe peshën kryesore për mosndëshkimin e kokave të korrupsionit e ka prokuroria, e cila bën hetimin dhe i çon të korruptuarit para togave të zeza për t’i ndëshkuar. Dokumenti në fjalë tregon se kasta sunduese, e cila është përgjegjësja e vetme për vjedhjet, vijon të pasurohet ende e pashqetësuar nga drejtësia. Në dokument, Olsian Çela përmend vetëm dënimin e disa gjyqtarëve dhe të Saimir Tahirit, për shpërdorim detyre. Edhe Tahiri nuk është dënuar me vendim të formës së prerë.

Ndërsa, ministrat, drejtorët, ‘ujqërit’ e tenderave, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe lukunia pranë politikanëve të nivelit të lartë, vjedhin çdo vit më shumë se sa gjysmën e buxhetit të shtetit, prokuroria kërkon të justifikohet me dënimin e Saimir Tahirit për shpërdorim detyre.

Në dokumet, Çela thotë: “Për korrupsion në nivele të larta, referuar kërkesave të prokurorëve dhe vendimeve të Gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda, për vitin 2019 veçojmë të përmendim, disa raste, siç janë: deklarimi fajtor dhe dënimi i 3 (tre) ish-gjyqtarëve të apelit, secili, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”; -: deklarimi fajtor dhe dënimi i 1 (një) ish-gjyqtari i shkallës së parë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”; dhe -: deklarimi fajtor dhe dënimi i 1 (një) ish-ministër i brendshëm për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës””.

Nga ana tjetër, ndërsa pushtetarët dhe ish-pushtetarët mbushin thasët me paratë e vjedhura dhe i dërgojnë jashtë vendit, burgjet shqiptare janë mbushur me shqiptarë të varfër, për vepra penale si vjedhje energjie, vjedhje për të ushqyer familjen, aksidente, shmangie taksash etj. Nëse deri në 2013, dëmi ekonomik vjetor i abuzimve ishte 250 milionë euro, vitet e fundit dëmi i shkaktuar nga vjedhjet e pushtetarëve ka arritur 1.7 miliardë euro në vit. Të gjitha abuzimet janë të dokumentuara, bashkë me personat që kanë marrë paratë me tendera, koncensione, kontrata dhe projekte, me fimën e ministrave dhe drejtorëve. Politilanët, një pjesë të pasurive të paligjshme e kanë deklaruar. Gjiri i Lalzit është dëshmia më ulëritëse e pasurimit të pushtetarëve me para korrupsioni. Megjithatë, prokuroria deklaron se asnjë pushtetar nuk është dënuar për korrupsion gjatë vitit 2019./Pamfleti

Share250Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg…  “The Terminal”

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg… “The Terminal”

17/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In