• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vijon kufizimi i lëvizjeve me Greqinë dhe Italinë, mbeten në fuqi rregullat e forta, ja njoftimi i qeverisë greke

31/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Vijon kufizimi i lëvizjeve me Greqinë dhe Italinë, mbeten në fuqi rregullat e forta, ja njoftimi i qeverisë greke
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja e lirë drejt vende europiane vijon të mbetet e kufizuar, por shtete të ndryshme po nxjerrin rregulla të reja lidhur me hyrjen e shteteve të huaj në territorin e tyre.

Sa i përket lëvizjeve drejt Italisë, kompanitë ajrore njoftojnë se mund të udhëtojnë shtetasit italianë, ata me leje qëndrimi, shtetasit europiane, si dhe ata që janë të pajisur me viza mjekësore si dhe janë tranzit në Itali, por me kushtin që të kenë prerë biletën deri në destinacionin final. Italia vijon të mbajë të mbyllur kufirin për udhëtimet për turizëm deri në një vendim të dytë. Ndërkohë, ata që shkojnë në Itali, duhet të kryejnë edhe karantinën 14- ditore në banesë. Por e njëjta gjë po ndodh edhe me shtetin grek.

Rikthehet makthi i pritjeve të emigrantëve shqiptarë për të kaluar drejt Greqisë. Nga mbrëmja e së dielës në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë filluar të krijohen radhë, pasi autoritet kufitare greke, nuk lejojnë kalimin e më shumë se 300 personave në ditë, kusht ky i vendosur për shkak të pandemisë së COVID-19.

Situata e radhëve në pritje ka vijuar edhe gjatë ditës së dielë, ku Policia Kufitare shqiptare njoftoi që në orën 8 të mëngjesit që ishte plotësuar kuota prej 300 personash dhe se nuk do të lejohej më askush të kalonte nga Kapshtica. Kjo ka bërë që policia shqiptare të bllokojë automjetet pa arritur në pikën kufitare duke mos i lejuar të vazhdojnë më tej. Ndërkohë emigrantët shqiptarë shprehen të shqetësuar pasi përveç datave për rifillimin e punës, u skadojnë edhe aplikimet që bëjnë për të kaluar si dhe përgjigja e testeve që kanë bërë për COVID-19. Aplikime këto që një personi i kushtojnë plot 130 euro.

Pavarësisht tentativës për të arritur një marrëveshje me autoritetet kufitare greke, situata ka vijuar e njëjta gjatë ditës të së dielës dhe personat në radhë presin me shpresën se po të arrijnë të kalojnë në orët e mëngjesit, nëse nuk u skadojnë aplikimet dhe përgjigjet e testeve të COVID-it. “Për 14 ditë të tjera dhe deri më 15/9/2020, kontrolli i marrjes së mostrave të atyre që hyjnë nga jashtë shtrihet, si dhe kufizimet në hyrjen e shtetasve të vendeve të treta;

Për më tepër, shtrihet kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Kujtohet se fluturimet dhe nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”; Për më tepër, vlefshmëria e kushteve për hyrje nga lidhjet tokësore shtrihet, si dhe detyrimi për të kufizuar përkohësisht hyrjen në shtëpi të personave që hyjnë nga Kakavija dhe Krystalopigi; Masat speciale për hyrjen në territorin e banorëve të përhershëm të Izraelit gjithashtu do të vazhdojnë të zbatohen”, thuhet në njoftimin e qeverisë greke.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

29/07/2025
“Sandër mafishja”,  Roland Trebicka  dhe  “Pallatit 176” në memorien e aktorit Ilir Bezhani

“Pallati 176” shfaqet në praninë e aktorëve protagonistë! Aktorët: Tejkaloi parashikimet e të gjithëve!

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In