Majorka dhe Espanjoli janë ndarë në barazim 1-1 nga ndeshja e sotme. Nuk ka fitues në derbin e shqiptarëve mes Vedat Muriqit dhe Keidi Bares. Takimi u zhbllokua në minutën e 48 me anë të një goli të shënuar nga sulmuesi dardan, i cili ndezi shpresën për tre pikët te tifozët e Majorkës.
Futbollisti shtatlartë ndjek me vëmendje aksionin e skuadrës së tij dhe në minutën e 48 e shtyn topin në rrjetë. Ndeshja është ende duke u luajtur, ndërsa Majorka udhëheq me shifrat 1-0 falë golit të Vedat Muriqit.
Por për të prishur festën e tyre u kujdes Lazo. Futbollisti i Espanjolit realizon një gol të çmendur në minutën e 70, duke e ndalur topin në trekëndësh. Portieri i Majorkës mendoi se Lazo do të harkonte në zonë, por topi përfundoi pas shpinës së tij. Takimi mbyllet me shifrat përfundimtare 1-1 dhe skuadrat largohen të dyja me nga një pikë nga stadiumi
Vedat Muriqi po shkëlqen këtë sezon në La Liga. Sulmuesi nga Prizreni është kthyer në një makineri goli për Majorkën. Mbrëmjen e sotme, sulmuesi 28-vjeçar ka arritur të shënojë golin e tij të 6 në kampionat. Preja e radhës për “piratin” është Espanjoli.