‘Lulëkuqet’ risjell kështu një dëshmi të filmave që u bënë në kohë të vështira, dhe në rrethana e ideologji imponuese.
Për pasardhësit e artistëve këta filma si dëshmi mbajnë gjallë familjarët e tyre. Për brezin e ri, kujtesën.
Timo Flloko si mësues Luani e ka skalitur personazhin e tij.
Interpretimi rrëngjethës i “Anës lumenjve” është një nga kulminacionet e filmit..
“Ky rol evidentoi më shumë vlerat e mia si aktor, si profesionist, ndonëse kisha bërë edhe role të tjera më herët, jo të pasuksesshëm.
Sigurisht që jo të gjitha rolet do të bëhen të shkëlqejë aktori, por ky ishte një rol i veçantë dhe shumë i rëndësishëm në karrierën time midis roleve të tjera”, thotë aktori Timo Flloko.