• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VIDEO/ Rama: 6 hapat që duhet të ndjekin bizneset që do hapen të hënën për të marrë leje në e-albania! Merret vetëm një herë, të afishohet në dyqan

21/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
REPLIKAT/ Rama, “sherr” me komentuesit: Edhe pa bukë dhe me Fejsbuk nuk shkon!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

6 janë hapat që duhet të ndjekë një biznes që është i përfshirë në listën që do të hapet nesër për të marrë leje në portalin e-albania. Kjo leje do të merret vetëm një herë dhe do duhet të jetë e disponueshme në mjedisin e biznesit në rast se do të kryhet një kontroll.

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar nëse mosdisponimi i kësaj lejeje, i cili shërben për të vërtetuar që është biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, por gjithashtu edhe moszbatimi i protokollit të sigurisë, (kliko këtu) do të ndëshkohet me gjobë.

6 hapat që duhet të ndjekin bizneset për të marrë leje në e-albania!
1-Klikoni butonin Regjistro një biznes.
2-Plotësoni të dhënat që Ju kërkohen.
3-Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”.
4+Pasi të klikoni butonin “Përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti Juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë.
5-Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-albania.
6-Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura.

Nga ana tjetër, më herët kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga data 27 prill është parashikuar hapja e një blloku tjetër biznesesh, gjithmonë nëse kurba e të infektuarve me COVID-19 do të jetë në ulje. Një paralajmërim ka pasur për bizneset që nuk janë pjesë e kësaj liste, të mos hapen në të kundërtën do të ndëshkohen.

“Kujdes! Konstatojmë se ka dyqane joushqimore që lajmërojnë hapje për nesër! Hap i nxituar në kundërshtim me ligjin çdo hapje e pamiratuar nga ministria e shëndetësisë! Bizneset e lejuara, në bazë të urdhrit të ministres së shëndetësisë për javën e ardhshme (20-26 prill), janë të publikuara në portalin e-albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore. Hapja e çdo aktiviteti tjetër jashtë asaj liste të miratuar është e kundërligjshme. E-albania do të ketë gati nga sot në mbrëmje edhe lejen për ushtrim aktiviteti në bazë të listës së miratuar, të cilën çdo biznes duhet ta disponojë nga e marta e tutje për ushtrimin e veprimtarisë së vet. Ju lutem verifikoni në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër. *duke parë ecurinë e përballjes me Armikun e Padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 PRILL – 3 MAJ)”, ka thënë më herët Rama.

Lista e bizneseve që do të qëndrojnë hapur duke filluar nga e hëna në fashën orare 05:00-17:30, përveç aktiviteteve të lejuara deri më sot, i janë shtuar sipërmarrjet e prodhimit, artikujve tekstile, tregjeve të shumicës për veshje, hotelet, sektori i peshkimit, por edhe dyqanet e kozmetikës, por jo sallonet e bukurisë. Gjithashtu, do të lejohet hapja e hoteleve dhe strukturave të ngjashme për akomodime për pushime, hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulotë argëtimi. Të gjitha aktivitetet do të lejohet të ushtrohen nën masa të rrepta sigurie, duke respektuar distancimin social, duke pajisur stafin me maska doreza dhe dezinfektant, si dhe të organizohet puna me orare për të mos lejuar grumbullime të qytetarëve.

Morët leje te e-albania? Ja dokumenti që duhet të keni PATJETËR të afishuar në biznes
Pasi të keni ndjekur 6 hapat e prezantuara më herët nga kryeministri Edi Rama për bizneset që do të hapen nesër, do t’ju vijë një vërtetim në adresën e email-it të biznesit, që ju konfirmon që biznesi juaj në platformën e-albania. Siç mund ta shikoni në foton që Shqiptarja. com ju sjell në autorizim shkruhet “Subjekti lejohet të ushtrojë aktivitetin gjatë periudhës së emergjencë dhe masave të marra për parandalimin e COVID-19. Ky autorizim është i vlefshëm për mbajtësin, deri në momentin që aktiviteti është në listën e aktiviteteve të lejuara. Në rast se aktiviteti mund të përbëjë rrezikshmëri për shëndetin dhe futet në listën e aktiviteteve të mbyllura, atëherë autorizimi automatikisht humb vlefshmërinë e tij, në momentin kur njoftohet publikisht ndryshimi i kategorisë së aktivitetit”.

Ky dokument duhet të afishohet në biznes i cili shërben për të vërtetuar që është biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë./Shqiptarja.com

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

14/11/2025
Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In