• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vetingu ndez motorët: Ja kush janë 4 gjyqtarët që u “fillon” gjyqi në seancë dëgjimore

01/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Vetingu ndez motorët: Ja kush janë 4 gjyqtarët që u “fillon” gjyqi në seancë dëgjimore
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisionet e rivlerësimit do ndezin motorët gjatë muajit qershor. Prej më shumë se 3 muaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit pezulluan seancat dëgjimore për gjyqtarët dhe prokurorët për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e pandemisë globale Covid-19.

Por tashmë, në bazë të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, KPK dhe KPA do u rikthehen seancave dëgjimore për njerëzit e drejtësisë. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, KPK bën me dije se në datën 3 qershor do të dalë para komisionit gjyqtarja e Apelit Tiranë Shpresa Beçaj, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit ndaj saj për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Çështja e Beçajt po shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj.

Procesi i vetingut për gjyqtaren e Apelit ka nisur që në 15 janar 2019, por ky proces ka zgjatur deri tani për shkak të pezullimit të seancave dëgjimore. Shpresa Beçaj është një emër i njohur për publikun, pasi ajo ka qenë pjesë e trupës gjykuese që shqyrtoi dhe mbylli hetimet për kreun demokrat Lulzim Basha, i cili u akuzua për lobimet ruse.

“Subjekti: Znj. Shpresa Beçaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Roland Ilia, Lulzim Hamitaj”, thuhet në njoftimin e KPK. Ndërsa dy ditë më pas, në datën 5 qershor para treshes gjykuese të KPK Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Brunilda Bekteshi do të dalë gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë Bernina Kondi.

“Subjekti: Znj. Bernina Kondi, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi”, thuhet në njoftimin e KPK.

Ja emrat e tjerë

Por gjatë qershorit do të dalin para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit edhe dy gjyqtare të tjera, Edlira Petri dhe Etleva Deda. Kjo e fundit do të dalë para treshes gjykuese Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Bungo në datën 10 qershor. Etleva Deda është anëtare e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, e cila do të hetohet për 3 kritere, atë të pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësi profesionale.

“Subjekti: Znj. Etleva Deda, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa (Bungo)”, thuhet në njoftimin e KPK.

Ndërsa një ditë më pas, në datën 11 qershor do të dalë para KPK gjyqtarja e Apelit Edlira Petri. Kjo e fundit është një emër i njohur për publikun, pasi ka qenë gjyqtarja që futi në burg ish-ministrin e Punëve Sociale në kabinetin “Berisha” Spiro Ksera. Ish-ministri Ksera u akuzua për shpërdorim detyre. Mbi Kserën rëndon akuza e korrupsionit dhe abuzimeve me tenderat në një vlerë prej rreth 306 milionë lekësh (të vjetra), pasi sipas prokurorisë ai ka kryer një sërë aktivitetesh fiktive në vitin 2013.

“Subjekti: Znj. Edlira Petri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari”, thuhet në njoftimin e KPK. /NGA ELISJEDA KIKO

Share243Tweet145


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In