• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vet në “shtëpi me qera” kurse të afërmit jetojnë në luks të shfrenuar, zbulohet vila e Erjon Isufit, kunatit të Lulzim Bashës

16/01/2021
in Aktualitet, Dosja X, Kryesore
A A
Vet në “shtëpi me qera” kurse të afërmit jetojnë në luks të shfrenuar, zbulohet vila e Erjon Isufit, kunatit të Lulzim Bashës
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta “Shqip” siguron ekskluzivisht dokumentet e ndërtimit të një vile në zonën e Farkës së Tiranës nga ana e Erion Isufit, kunatit të kryedemokratit Lulzim Basha.

Isufi, familjari i liderit të opozitës, ka aplikuar për lejen ndërtimi e një vile luksoze trekatëshe me pishinë jashtë, në zonën e Farkës së Madhe.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta “Shqip” fillimisht, Isufi ka blerë një sipërfaqe tokë arë 1450 metër katrorë, të cilën e zotëron së bashku me Stela Dhamin.

Pas këtij hapi të parë, më pas, Isufi së bashku me Dhamin ka paraqitur kërkesën për lejen zhvillimore për ndërtimin e vilës trekatëshe, ku do të ketë dhe bodrum.

“Relacioni ka për synim të paraqesë propozimin për leje zhvillimore për objektin “Banese individuale 1 dhe 3 kat + bodrum dhe mur rrethues” në rrugën “Sheheler” në Farkë të madhe në qytetin e Tiranës.

Pronat të cilat do të zhvillohen janë me nr pasurie 97/1/1 dhe 97/13 ne Z.K 1604”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta “Shqip”.

Për mundësinë e ndërtimit të kësaj vile luksoze, bëhet e ditur se familja e kunatit të Bashës do të shembë një banesë të vjetër që e ka blerë siç duket së bashku me pronën prej 1450 metra katrorë.

“Në zonë është objekti ekzistues 1 kat me sipërfaqe 100 metër 2 me funksion banim. Ky objekt do të prishet sipas deklaratës së prishjes për të ndërtuar një objekt të ri”, thuhet në relacionin e sigurua nga “Shqip”.

Super hapësirat

Vila trekatëshe, veç pishinës jashtë do të ketë një mur rrethues, vende parkimi, dhe dy objekte njëkatëshe dhe ndodhet në një vend strategjik pranë rrugës së Shehlerëve.

Një dhomë salloni me oxhak, një dhomë të posaçme gatimi dhe ngrënie, 2 kuzhina, gjashtë dhoma gjumi, me ndarje të posaçme për 3 gardëroba prej secilin ambient, si dhe një studio më vete janë pjesë e planimetrisë të depozituar nga studioja projektuese për marrjen e lejes së ndërtimit.

Sipas dokumenteve “sipërfaqja e truallit që zhvillohet 1700 m²; ndërsa Sipërfaqja e truallit e zënë nga struktura 257.7 m². Koeficienti i shfrytëzimit të truallit 15.2 %”.

Pjesa e poshtme, e nëndheshme, veç parkimit, parashikon si hapësira më veta lavanderinë, magazinën dhe një vend të posaçëm për lodrat e fëmijëve.

Akuzat ndaj Kunatit për vilat dhe lidhjet me oligarkët

Opozita ka sulmuar vazhdimisht mazhorancën qeverisëse se po krijon pasuri pafund dhe se po ndihmon të ashtuquajturit oligarkë.

Këtyre akuzave iu kundërpërgjigj ditëve të fundit kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se ndërsa flet për varfërinë, familjarët e tij aplikojnë për ndërtimin e vilave në periferi të Tiranës.

“Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë – një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një kontejner për familjet e tërmetit.

U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë! Mirë që i shtojnë vilat në vit pandemie, por aplikojnë edhe për një tjetër.

Lejen për vilën e pestë do ta marrin vetëm kur të falin një nga katër vilat e tjera. Flasin për varfëri dhe aplikojnë për vila, pafytyrësi”, tha Veliaj.

Në media është përfolur se kreu i PD, Lulzim Basha, zotëron 4 vila, një prej të cilave në Gjirin e Lalzit dhe një tjetër në një nga zonat më të shtrenjta në Tiranë. Vetë Basha po banon në një vilë pikërisht në zonën e ndërtuar nga ato që ai cilëson si oligarkë./Gazeta Shqip

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In