• Kontakt
Friday, September 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Venecia thotë se tejkaluat kompetencat”! Meta bëhet qesharak duke “sfiduar” gazetarin e VOA-s Xhixho, se nuk di anglisht! E keni gabim, e pavërtetë, nuk ekziston kjo fjalë në…

08/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
“Venecia thotë se tejkaluat kompetencat”! Meta bëhet qesharak duke “sfiduar” gazetarin e VOA-s Xhixho, se nuk di anglisht! E keni gabim, e pavërtetë, nuk ekziston kjo fjalë në…
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk kanë munguar replikat gjatë intervistës që Presidenti Ilir Meta dha dje në studion e Zërit të Amerikës. Kreu i shtetit ka debatuar me shefin e Shërbimit Shqip të VOA, Arben Xhixho, pasi ky i fundit pohoi se; “Komisioni i Venecias e thotë hapur se ju i keni tejkaluar kompetencat kur anuluat datën e zgjedhjeve të 30 qershorit”.

Meta nuk ka qenë dakord me këtë fjali të Xhixhos.

Kreu i shtetit ka kundërshtuar gazetarin, ndërsa i ka pohuar atij se; “Jo nuk është kështu. E keni gabim. Kjo ka qenë në raportin paraprak”. Pavarësisht pohimit të Metës, gazetari ka vijuar me qëndrimin e tij, ndërsa theksoi se e kishte lexuar para se të hynte në studio.

Pjesë nga intervista:

Zëri i Amerikës: A keni ju besim të plotë sot tek Komisioni i Venecias, kur të dërgojë interpretimin e vet?

Presidenti Ilir Meta: Unë kam besim të plotë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka respektuar me besnikëri të plotë, jo vetëm frymën e kushtetës, por edhe kushtetutën e Republikës së Shqipërisë gërm për gërm. Dhe këtë rast, kushtetuta është shumë e qartë në këtë drejtim.

Zëri i Amerikës: Meqë ju iu referuat interpretimit të Venecias për çështjen e zgjedhjeve vendore, Komisioni i Venecias e thotë hapur që ju i tejkaluat kompetencat…

Presidenti Ilir Meta: Jo nuk është kështu!

Zëri i Amerikës: E thotë!

Presidenti Ilir Meta: E keni gabim. Kjo ka qenë në raportin paraprak.

Zëri i Amerikës: Jo, është në raportin përfundimtar, unë sot iu referova përpara se të vija në studio, për ta rikujtuar ….

Presidenti Ilir Meta: Nuk është kështu, është e pavërtetë. Nuk egziston fjala tejkalim.

Zëri i Amerikës: Interpretimi i Venecias, e thotë. Por thotë që nuk ka qenë aq serioze shkelja, sa për të çuar në shkarkim.

Presidenti Ilir Meta: Nuk është ashtu jo! Kjo është tek parapraku.

Zëri i Amerikës: T’ua lexoj variantin përfundimtar? E kam të hapur në telefon…

Presidenti Ilir Meta: Ju mund të lexoni një variant tuajin, nuk ka asnjë problem…

Zëri i Amerikës: Jo ky është varianti i Venecias…

Presidenti Ilir Meta: Unë mund ta sqaroj më pas, sepse tani unë nuk e kam këtu me vete. Nuk kam asnjë shqetësim për atë gjë.

Zëri i Amerikës: Është në aglisht dhe po e përkthej në moment… “ në qoftë se, ashtu edhe siç ka ndodhur, anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhjeve lokale, i tejkaloi kompetencat e Presidentit, siç u vertetua më parë”, në argumentimin që bën Venecia, “parlamenti dhe komisioni i tij hetimor duhet të marrin parasysh një sërë faktorësh që çuan këtu, të cilat vënë në pikëpyetje nëse ky akt ka qenë i një natyre serioze”. Pra ata thonë që (akti) nuk ka qenë serioz për t’u shkarkuar por…..

Presidenti Ilir Meta: E para, një herë varet shumë se si është formulimi në anglisht e dyta… këtë gjë e di mirë sepse me këtë çështje jemi marrë shumë seriozisht, Komisioni i Venecias….. e para kjo nuk egziston …ka një ndryshim të madh mes paraprakut dhe përfundimtarit….

Zëri i Amerikës: Jo jo ky është përfundimtari (raporti) pika 81…

Presidenti Ilir Meta: Do t’ua sqaroj edhe unë më pas sepse nuk e kam këtu. Së dyti, Komisioni i Venecias ka thënë këtë gjë…. edhe nëse pretendimet e Kuvendit, jo konkluzioni i Venecias, pretendimet e Kuvendit janë të tilla, përsëri kjo është një çështje jo serioze që hyn në sferën për të ndërmarrë një hap të tillë ndaj Presidentit të Republikës. Ky është thelbi i Venecias. Dhe fjala tejkalim kompetencash në variantin e fundit si konkluzion i Venecias nuk egziston. Kjo ka egzistuar tek parapraku….

Zëri i Amerikës: Jo jo është…

Presidenti Ilir Meta: Dakort e sqarojmë edhe më pas….nuk kam shqetësim për këtë çështje. Por absolutisht kjo është një gjë pa lidhje. Pasi kompetenca e zgjedhjeve është një kompetencë absolute dhe e vetme e Presidentit të Republikës, që nuk e ndan me asnjë institucion tjetër./VOA

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In