• Kontakt
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vendimi për shpalljen “non grata” të Berishës u mor nga administrata e Trump, ja lëvizjet në prapaskenë për futjen e tij në listën e zezë

22/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Vendimi për shpalljen “non grata” të Berishës u mor nga administrata e Trump, ja lëvizjet në prapaskenë për futjen e tij në listën e zezë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Departamentit të Shtetit për të shpallur të padëshiruar ish-kryeministrin Sali Berisha ka shkundur politikën shqiptare. Prej tre ditësh ky vendim vijon që të jetë kryefjalë e mediave dhe diskutimeve, pasi akuzat e amerikanëve ndaj Berishës janë vërtet të forta.

Ish-kryeministri vendosi të kundërpërgjigjet duke paralajmëruar një padi ndaj Sekretarit Blinken, ndërsa ka lënë të nënkuptohet se këtë gjë ia ka bërë George Soros me Ramën. Por a mund të kenë ndikuar emra të jashtëm në këtë vendim? Ambasada e SHBA në Tiranë, midis shumë detyrave të saj funksionale përpiqet të përmbushë edhe aktivitete faktmbledhëse për çështje të korrupsionit dhe të shkeljeve të të drejtave të njeriut, të cilat më pas i referon në “deskun” përkatës që mbulon rajonin tonë në Departamentin e Shtetit.

Interesi i këtij të fundit në këtë rast është që të ndëshkojë ata politikanë dhe ato lloj veprimesh, të cilat cilësohen rrezik i madh global, madje edhe ndaj vetë interesave amerikane në botë. Pas kësaj procedure fillestare, për fakte të lidhura me çështje që zgjojnë interes politik, gjeostrategjik dhe diplomatik, Departamenti i Shtetit kërkon në mënyrë specifike të dhëna shtesë dhe plotësime të përditësuara, të cilat i përcillen me anë të kabllogrameve diplomatike nga ambasadat amerikane në rajone të ndryshme të botës.

Në momentin kur dokumentacioni i mbledhur vlerësohet si sensitiv dhe mjaft i rëndësishëm për ndjekje të mëtejshme, seksioni përkatës rajonal në Departamentin e Shtetit krijon një dosje të posaçme, duke hartuar relacionet dhe analizat e duhura, të cilat i përcillen sipas varësisë Ndihmës Sekretarit të Shtetit që mbulon rajonin. Po ashtu dosja përcillet edhe me një raport të shkurtuar informativ për njohje në nivelet më të larta politike sipas rastit në disa komisione të Kongresit.

Në varësi nga natyra e shkeljeve, rrethanave, qëndrimeve diplomatike dhe gjeostrategjike, Sekretari i Shtetit Amerikan ka të drejtë që duke njoftuar paraprakisht Presidentin e SHBA dhe Kongresin të firmosë aktin e personit “non grata”, i cili i njoftohet përveç autoriteteve konsullore amerikane në vendin përkatës edhe vetë personave të prekur, por në mënyrë konfidenciale.

Sekretari i Shtetit në bashkëpunim me Kongresin vendos në një moment të dytë nëse një vendim i tillë do të bëhet publik apo jo, duke konsideruar një sërë ndikimesh dhe mesazhesh diplomatike që kërkon të japë nëpërmjet këtij vendimi në shtetin apo rajonin përkatës.

Në rastet kur dosja voluminoze në të cilën mbështetet vendimi non grata ka prova të qenësishme që përbëjnë vepra të rënda penale, ato mund të bëhen publike dhe njëkohësisht mund t’i referohen për hetime të mëtejshme gjykatave ndërkombëtare dhe kombëtare.

Vendimi u mor nga Trump

Pra, nëse shohim më lart duhet një punë shumë voluminoze për të futur një person në listën e zezë, për të mos thënë se duhen vite të tëra pune faktmbledhëse. Administrata e re në SHBA e ka marrë detyrën në fund të janari. Pra vendimi ndaj Berishës është marrë fiks 4 muaj pas marrjes së detyrës nga Biden.

Pyetja që shtrohet është? Administrata e DASH nuk kishte punë të tjera, por sapo mori detyrën nisi me urgjencë procedurat kundër Berishës? Pra mund të thuhet qartësisht se për shkak të punës së gjatë që duhet, vendimi ndaj Berishës është marrë gjatë administratës “Trump”, kur Sekretar i Shtetit ka qenë Michael Pompeo.

Po ashtu mësohet se njoftimi për shpalljen “non grata” ka ardhur në rrugë diplomatike dhe i është njoftuar Sali Berishës në fund të vitit 2018. Që nga ai moment, asnjë diplomat amerikan dhe europian nuk e ka vizituar zyrën e Berishës, përfshirë këtu edhe ambasadoren e re Yuri Kim.

DASH nuk mund ta merrte këtë vendim pa u konsultuar me ambasadoren. Duhet theksuar se Kim erdhi në Tiranë me firmën e Donald Trump. Të gjitha këto rrëzojnë edhe pretendimet e Berishës për përfshirje të Soros. Të gjithë e dimë se mes Trump dhe Soros ka një armiqësi të përjetshme. Nuk ka se si Soros të ketë ndikuar te republikanët./Nga Kliti Topalli

Share201Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In