• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Veliaj: PD-LSI duan që populli të harrojë bëmat e Saliut dhe bllokun e Ilir Metës, po riciklojnë grupin e humbësve

11/02/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Veliaj: PD-LSI duan që populli të harrojë bëmat e Saliut dhe bllokun e Ilir Metës, po riciklojnë grupin e humbësve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Tiranë, Erion Veliaj, ka kërkuar dje që më 25 prill të mos votohet për “21 Janarin”, Gërdecin apo bllokun 700 mijë euro të presidentit.

Në një takim me banorët e njësisë 4 në Tiranë, ai u bëri thirrje atyre që të mos harrojnë bëmat e dyshes Meta- Berisha kur ishin në qeveri. Sakaq Veliaj, u kërkoi atyre të bëjnë krahasimin dhe të shohin bilancin, ku do të vërejnë se e vetmja gjë që do të kujtohet nga PS është puna, ndërsa nga PD-PS vrasje dhe shkatërrime.

“Mona dhe Luli duan që populli të harrojë: të harrojë Gërdecin, 21 Janarin, bllokun e Ilir Metës dhe ‘97-ën e Saliut. Ata e kanë vënë bastin se ne harrojmë bëmat e pronarëve të tyre, të Metës dhe të Saliut. Ne e kemi vënë bastin që populli kujton dhe nuk vuajmë nga amnezia. Për sa kohë që kemi vënë bastin te kujtesa, duhet që këto 10 javë të jenë javë kujtese. Si ishin gjërat, si po punohet, si janë transformuar, dhe e ardhmja e punët që na presin”, tha Veliaj.

Sipas Veliajt, Kryemadhi dhe Basha nuk kanë çfarë t’i japin më popullit, ata janë mbledhur një grup humbësish dhe si të tillë po riciklohen për të marrë pjesë në zgjedhje. “Po shpërndajnë të gjithë humbësit. E kishin Gridën te Njësia 1, mori rezultatin më të dobët për PD-në. Tani ma kanë sjellë në Kavajë dhe në Rrogozhinë. E kishin Joridën te Njësia 8, bastion i djathtë, por e kemi kthyer në bastion të majtë dhe tani e riciklojnë në Njësinë 4. Aldo Bumçi humbi në Lezhë, e sollën te Njësia 1.

Është kthyer riciklimi i humbësve, si ajo loja e fëmijëve me karriget, që të harrojnë ku janë ulur. Vetëm se qeverisja e vendit nuk është punë për fëmijë. Tha Monika kjo është studente e shkëlqyer, hapëm sytë ne: Ajo na doli me pesa! Pra, sipas Monës, të shkëlqyerit qenkan pesanjosët”, u shpreh ai.

Ai shtoi se, Partia Socialiste në Njësinë 4 do marrë një rezultat spektakolar, pa patur parasysh se kush është kandidati, por vetë PS do fitojë kaq bindshëm në sajë të punës që ajo ka bërë në këto vite qeverisje.

Ndërsa PD, sipas tij, fshihet dhe kujtohet vetëm për fushatë elektorale. “Jo vetëm se është kthyer e gjithë njësia në kantier pune, por është njësia që tipikisht i është përgjigjur sjelljes së politikës. Kur politika ka punuar, është shpërblyer. Kur politika ka dështuar, siç ishte patllakja e Strazimirit te këndi i lodrave, i ka dhënë shkelmin dhe ka 8 vite që s’duken më deputetët e PD. Është njësia tipike ku puna shpërblehet, ku njerëzit janë të ndershëm, ku njerëzit kanë parë transformimin e qytetit, ku njerëzit kanë parë si është rritur vlera e pronës, si po punohet në çdo front”, tha Veliaj.

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In