• Kontakt
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Veliaj i numëron pasuritë Bashës: Mund të dhuroj pallatin apo 1 nga 5 vilat e tij për familjet e prekura nga tërmeti

21/09/2020
in Aktualitet, Debat, Kryesore
A A
Veliaj i numëron pasuritë Bashës: Mund të dhuroj pallatin apo 1 nga 5 vilat e tij për familjet e prekura nga tërmeti
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka bërë thirrje kreut demokrat Lulzim Basha që të falë një nga vilat e tij për familjet e prekura nga tërmeti.

Në intervistën në News 24 për Bashkim Hoxhën, Veliaj ironizoi Bashën duke deklaruar se është I vetmi që gjatë kohës së tërmetit shtoi shtëpitë. Ka fushatë por është nga ana e tyre dhe është autogol për ta.

“Unë ende pres të vijë një kuti me ndihma. Kur pashë gjimnazistë çuna dhe goca të rinj pa rrogë që mblidhnin ushqime në shtëpi dhe adoptonin një gjyshe. Pra ku ka vullnet ka zgjidhje.

Këtu ka vullnet vetëm për të thënë ku jam unë në listë, po për të dhënë një dorë ose për të pasur një lider opozite që thotë: Më pa zoti me gjobat që vura u bëra me 5 vila. Po ta falë njërën për tërmetin se në fakt zona ku do shkoj sot në Petrelë është ngjit me vilat e tij, po se kemi parë këtë zgjedhje”, deklaroi Veliaj teksa i numëroi 5 vilat.

Bashkimi: Dëmshpërblimi i tërmetit

Veliaj: Bashkia Tiranë i kalon me lote këto lista. Ne marrim dosjet nga Njësia Administrative. Disa herë mund të mungojë ndonjë dokument në dosje dhe ua kthejmë qytetarëve për t’’i plotësuar.

Një pjesë tjetër ka të bëjë me faktin se nga momenti që Bashkia merr vendimin duhet 10 ditë që kjo të kalojë në prefekturë. Nëse dikush dëgjon emrin në Këshill Bashkiak dhe shkon menjëherë te posta, kjo nuk ka si të ndodhë.

Nga 11 mijë aplikime në Tiranë rreth 6 mijë kanë mbaruar punë. Rreth 1 mijë kanë shtëpi të dyta dhe të treta. Kjo është një skemë solidariteti, një skemë për të ndihmuar atë që realisht nuk ka mundësi.

Nëse dikush ka, po mar shtetasin Lulzim Basha, pallat në Tiranë, dy vila në periferi të Tiranës dhe dy vila në Hamallaj në Lalëz, një njeri që ka 5 vila të deklaruara, nuk përfiton nga kjo. Këtu përfiton ai që është hallexhi.

Bashkimi: Do të ketë një afat përfundimtar kur do t’i marrin të gjithë paratë?

Veliaj: Ne kemi vënë si afat fundin e këtij viti. Sot është data 21 shtator,. Është viti nga tërmeti i parë. Ne sot japim në Petrelë shtëpinë e 62-të. Pra kemi mbaruar brenda vitit shtëpitë e tërmetit të shtatorit dhe kemi dhënë 3 mijë pagesa. Pra tërmeti është më i vogël dhe ne kemi dhënë 3 mijë pagesa dhe 62 shtëpi.

Ky tjetri ishte tërmet shumë më i madh. Kemi mbi 10 mijë pagesa, 1 mijë shtëpi individuale dhe 3 mijë apartamente. Me shtëpitë individuale dhe me pagesat përfundojmë këtë vit, ndërsa apartamentet nga natyra e ndërtimit do të marrë ndoshta edhe një vit.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In