• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Vajza e Xhevdet Ferrit tregon dhimbjet e aktorit: Vdekja e miqve të tij Xhuvani dhe Baxhaku e shkatërroi

09/11/2024
in Nostalgji
A A
Vajza e Xhevdet Ferrit  tregon dhimbjet e aktorit:  Vdekja e miqve të tij Xhuvani dhe Baxhaku e shkatërroi
5.9k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Katër vite, më parë, ndërroi jetë aktori i njohur, Xhevdet Ferri në moshën 59- vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

E ftuar, kohë më parë, në “ABC e Mëngjesit”, e bija, Bora Ferri ka kujtuar të atin. Ajo ka folur për raportin që ka pasur me të atin, duke zbuluar edhe një sekret të tij për herë të parë.

“Nuk e di se si i kanë raportet baballarët e tjerë me vajzat, por unë e them gjithmonë, ai ka qenë profesor, mentor, mik, shok, po them dhe kundërdebatuesi numër një, për shkak se temperamentin e kemi pasur shumë të ngjashëm.

Do të them diçka që nuk e kam thënë më herët. Xhoda ka qenë adhurues i Shekspirit, edhe e njihte Shekspirin në mënyrë analitike dhe të zbërthyer.

Ndonëse ka luajtur Hamletin në disa kontekste, monologu i tij i preferuar ka qenë ai i Mark Antonit në tragjedinë Jul Çezari të Shekspirit.

Si e dija unë që niveli i alkoolit te Xhoda ishte shumë i lartë? Se recitonte monologun e Mark Antonit, ‘O miq qytetarë, më dëgjoni’.
Edhe këtë e ka bërë në shumë vende të botës që kemi qenë bashkë, në Firenze, Paris, rrugët e Prishtinës. Jo se unë isha më mirë, po e kuptoja”, tha Bora.

Më tej, ajo u ndal edhe Xhoda si gjysh, i cili e kishte marrë këtë status vetëm tre muaj pasi u nda nga jeta.

“Në familjen tonë ka një koncidencë, që kur unë kam lindur baba i Xhodës fatkeqësisht është sëmurur dhe ka ndërruar jetë. Mua më ka njohur shumë pak.

Edhe ndodhi që kur lindi ime bijë, Marlo bëri 3 muaj më 14 janar, ndërsa më 16 Xhoda u nda nga jeta.

U çmend fare, ato 2 muaj aktivisht që e shihte përditë dhe e mbante. Sa vinte në shtëpi më thoshte ma vër te gjunjët”, u shpreh ndër të tjera e përlotur Bora.
Ndër të tjera, Bora tregoi se i ati ishte një natyrë shumë e ndjeshme, pavarësisht se në pamje dukej shumë i fortë.

Bora theksoi se ai e ka përjetuar shumë humbjen e miqve të tij të njohur, Fatos Baxhaku dhe Gjergj Xhuvani.

“Xhoda ka qenë shumë besnik ndaj shtëpisë, nëse do ta nxirrje për një drekë ose për darkë një të shtunë ose një të dielë, duhet të fillonte fushata përpara.

Padyshim, ata miq janë sot prezentë edhe sot për mua dhe Zetën, edhe pse ai nuk është më.

Pati një koncept rrethanash shumë fatkeq, se dy nga miqtë e tij më të mirë, profesionalisht dhe personalisht, Fatos Baxhaku dhe Gjergj Xhuvani, u ndan nga jeta muaj përpara Xhodës dhe kjo e vrau shpirtërisht.
Xhoda dukej shumë hijerëndë, por që ka qenë shumë sensisitiv si karakter. Kjo e vrau shumë, ikja e Baxhakut dhe Gjergj Xhuvanit”, u shpreh ajo.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In