• Kontakt
Monday, August 25, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor”, ministri i Jashtëm Michael Roth ngre alarmin: Ne po i qëllojmë vetes në këmbë!

02/01/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
“Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor”, ministri i Jashtëm Michael Roth ngre alarmin: Ne po i qëllojmë vetes në këmbë!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse Bashkimi Evropian (BE) lë vakum në Ballkanin Perëndimor, atëherë edhe forcat tjera që nuk i ndajnë vlerat demokratike të Unionit, do Të mbushin atë vakum, ka deklaruar sekretari shtetëror për Evropë në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, Michael Roth.

Ai shton se BE nuk e mban fjalën e saj, kjo do të çojë në ringjalljen e forcave nacionaliste duke dëmtuar kështu sigurinë dhe stabilitetin e BE.

Ai ka shprehur zhgënjim që nuk ka progres në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së kryesimit të Gjermanisë me BE-në në gjashtë muajt e kaluar.

“Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në pyetje nuk është asgjë më pak se besueshmëria jonë”, ka deklaruar Roth për Handelsblat.

Handelsblat ka shtuar se forcat si Rusia, Kina dhe Turqia janë të interesuara për rajonin dhe po vënë çdo gjë për të rritur influencën e tyre atje, tanimë nëpërmjet vaksinës.

“Nëse BE lë vakum në Ballkanin Perëndimor, atëherë edhe forcat tjera që nuk i ndajnë vlerat demokratike të Unionit, do të hyjnë në atë vakum nga arsye gjeostrategjike. Ne po i qëllojmë vetes në këmbë”, ka thënë Roth.

Ai ka thënë se hezitimi i BE-së interpretohet si dobësi në botë ku autoritarizmi bëhet më i fuqishëm, ndërsa demokracia është nën presion të madh.

“Kjo është tragjedi për vendet e Ballkanit. BE patjetër të jetë më e pranishme në perceptimin emotiv të popullit. Jo që të mund të godasim mbi supe. Në fund, ai është depërtim i Evropës në konkurrencën sistemore me forcat autoritare që do të ankorohen në mes të Evropës”, ka shtuar Roth.

Ai është i bindur se BE do të ndërmarrë hapa të rinj gjatë presidencës së Portugalisë në gjysmën e parë të vitit dhe më në fund do të arrihet mbajtja e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat janë shtyrë disa herë.

Politikani gjerman gjithashtu beson se të rinjtë po largohen nga rajoni sepse nuk shohin një perspektivë, duke vlerësuar se është një tragjedi për vendet e Ballkanit, të cila, shton ai, tashmë nuk kanë mjekë, infermierë, ekspertë dhe inxhinierë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

25/08/2025
Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In