• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Una Hajdari: Gazetarët në Kosovë vënë patriotizmin mbi profesionalizmin

09/08/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Una Hajdari: Gazetarët në Kosovë vënë patriotizmin mbi profesionalizmin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tri pyetje për Una Hajdarin, njërën nga fitueset e çmimit të Solidaritetit të Shoqatës së Evropës Juglindore.

Una Hajdari, jetëshkrimi yt përmban shumë stacione evropiane. Cila është arsyeja?

Unë jam nga Kosova, jam lindur në Prishtinë, në vitin 1992, por jam rritur në Pragë, ku im atë ka punuar si gazetar për Free Europe. Shkollën e mesme e kam vazhduar në Sarajevë, ndërsa shkollën e gazetarisë e kam bërë në Berlin. E tani jetoj në Beograd, por punoj për mediume të ndryshme, kryesisht amerikane, si autore nga Evropa Lindore.

Këtë javë ti u nderove me një çmim nga Shoqata e Evropës Juglindore. Çmimi ishte një shenjë solidarizimi për gazetarë që punojnë nën presion. Si e ndjen ti presionin në punën tënde?

Unë raportoj nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë dhe tema ime kryesore është nacionalizmi dhe radikalizmi i djathtë. Në të gjitha këto vende nacionalizmi është deri në pushtet dhe unë shumë shpesh e ndiej tek zyrat e të huajve, kur kërkoj ndonjë leje qëndrimi, ose tek kontrollet ndërkufitare. Kurse në Serbi, madje, që kur kam bërë një artikull për vrasjen e politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviç, jam në shënjestër të gazetave bulevardeske, e etiketuar si “antiserbe”. Kjo është një akuzë që rëndon, sepse tabloidet serbe kanë shumë peshë në Serbi.

E megjithatë, ti jeton në Beograd. Përse jo në Kosovë?

Unë i kam të dyja shtetësitë, sepse nënën e kam serbe. Në Beograd kam zgjedhur të jetoj se është qytet më i madh dhe mund të lëviz më lehtë në vende të tjera. Por në Kosovë është një problem tjetër. Këtu, të gjithë gazetarët, që raportojnë për çështje që bien në kundërshtim me të ashtuquajtura interesat patriotike, janë nën presion. Sidomos ne që kemi edhe prejardhje shqiptare dhe shkruajmë në gjuhë të huaja.

Kur në një miting shqiptarët lëshojnë shprehje nacionaliste e raciste nga unë pritet që të mbyll veshët dhe të bëj sikur nuk e dëgjoj. Ama kolegëve të huaj u lejohet. Në Kosovë është shumë i përhapur ky fenomen, që gazetarët vënë patriotizmin mbi gazetarinë. Kjo bën që shumë probleme që mund të kenë pjesëtarët e pakicave, pjesa më e madhe e gazetarëve i injorojnë.

*Una Hajdari dhe Dragan Bursac ishin fituesit e çmimit të Solidaritetit të Shoqatës së Evropës Juglindore. Ceremonia e dhënies së çmimit u zhvillua në formë hibride në mjediset e Bundestagut gjerman në Berlin. Është hera e parë që Shoqata e Evropës Juglindore ndan këtë çmim. Ai mbështetet edhe nga presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, i cili i dërgoi shoqatës një mesazh përshëndetës.

DW

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In