• Kontakt
Friday, September 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ultimatumi i SHBA! Ja çështjet që mund të fundosin Berishën: Pasuria e fëmijëve, kabllogramet për vajzën e dhëndrin dhe aferat “Partizani” dhe “CEZ”

19/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Ultimatumi i SHBA! Ja çështjet që mund të fundosin Berishën: Pasuria e fëmijëve, kabllogramet për vajzën e dhëndrin dhe aferat “Partizani” dhe “CEZ”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha duket se ndodhet në ditët e tij më të këqija. Në 30 vite ai ka qenë me qindra herë protagonist, që nga vjedhja e zgjedhjeve të 1996, te grushti i shtetit dhe shumë ngjarje të tjera të rënda në vend.

Por askujt nuk ia merrte mendja se do të vinte një ditë që ai të përjashtohej nga PD, ndërkohë që amerikanët rrezikojnë t’i bëjnë gjëmën.

Ambasadorja Yuri Kim të enjten lëshoi një deklaratë të fortë, e cila nga shumë media kaloi në heshtje. Ajo ua bëri të qartë autoriteteve dhe veçanërisht prokurorisë se duhet të kemi hetime kundër Berishës. SHBA ka prova, tha ambasadorja dhe nuk është çudi që ato të shkojnë në duart e prokurorëve. Berisha thotë se SHBA nuk ka prova kundër tij, por prokuroria ka disa padi në dorë.

Çështjet që rrezikojnë Berishën

Por çfarë mund ta fundosë Berishën? Ish-kreu i PD është ndër politikanët me pasuri të lartë. Nëse i bëjmë një skaner pasurisë së ish-kryeministrit, rezulton se fëmijët e tij deklarojnë qindra mijëra euro të ardhura në vit. Nga një përmbledhje e deklarimeve të fëmijëve nga vitit 2003 rezulton:

Shitur makina Mitsubishi, 8200 euro (Argita Malltezi); Shitur makina Mercedes A Class, 5.000 euro (Argita Malltezi); Ka 2 apartamente me qera+ blerja Apartament 195 m2, Rr. M. Matohiti 200 mijë euro (Argita Malltezi); Makinë Audi, 10 mijë euro (Shkëlzen Berisha); Marrë me qera Vila B9, kompleksi “Garden Vila”, fshati Lundër, (Shkëlzen Berisha); Blerje automjeti me vlerë 85 000 euro (Shkëlzen Berisha); Blerje apartamenti me sip. 50 m2 në Gjirin e Lalzit, me vlerë 25 220 euro (Argita Malltezi); Pagesë e pjesshme për shtesë dhe rikonstruksion vile në Gjirin e Lalzit 45 000 euro (Argita Malltezi); Blerje apartamenti me sip. 198 m2 dhe parkingu në ETC, për vlerën 346 500 euro (Shkëlzen Berisha); Blerje apartamenti 128 m2, 179.000 euro (Argita Malltezi); Blerje bodrumi, 26.370 euro (Argita Malltezi).

Dosjet në prokurori

Berisha deklaron se ndaj tij nuk ka pasur kurrë padi, por në fakt në Prokurorinë e Posaçme ka 3 padi kundër tij. Padia më e fundit është ajo për privatizimin e pronave të Kompleksit Partizani. Ka qenë kreu i grupit të PS Taulant Balla, ai i cili ka paditur penalisht Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami. Balla pretendon se privatizimi i tokës është bërë në shkelje të ligjit dhe ai që ka përfituar është dhëndri i Berishës, pasi është bashkëpronar në pallatet që janë ndërtuar aty.

Kjo dosje po hetohet nga SPAK. Ndërkohë kemi dy dosje që në fakt kanë disa vite që ndodhen aty. Juristi Romeo Kara ka bërë një padi ndaj Berishës, presidentit Meta dhe disa funksionarëve të tjerë, ku i akuzon për shpërdorim detyre në marrëveshjen CEZ-DIA. Administratori i DIA është në burg, por asnjë zyrtar nuk u ndëshkua. Ndërkohë ka një padi voluminoze nga Izet Haxhia, ish-truproja i Berishës. Ai e ka paditur Berishën për të gjitha ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në vend. Bëhet fjalë për padi që nga firmat piramidale, vjedhja e floririt, grushti i shtetit, etj. Pra SPAK ka 3 dosje mjaft voluminoze në dorë kundër Berishës.

Kabllogramet e Wikileaks

Nëse shohim kabllogramet e publikuara nga Wikileaks, aty përmenden dhe fëmijët e Berishës. Në një prej tyre akuzohet dhëndri i tij, çka do të thotë se SHBA i ka skeduar prej vitesh. “Në fund të janarit 2009 Parlamenti shqiptar dhe shtypi nisën të akuzonin qeverinë shqiptare dhe veçanërisht dhëndrin e kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për keqpërdorimin e fondeve të projektit të Bankës Botërore për qëllime personale. BB ndaloi projektin dhe hetoi skandalin në qendër të të cilit ndodhet prishja me dhunë e disa ndërtesave në Jalë në vitin 2007 në kundërshtim me politikat e Bankës Botërore.

Paneli i Inspektimit i Bankës Botërore e konsideron çështjen si “një nga hetimet më të vështira që është ndërmarrë këto 14 vitet e fundit”. Skandali është rreth projektit të BB-së “Për menaxhimin e strukturuar të bregdetit të jugut”, i drejtuar nga dhëndri i Berishës, Malltezi… Banka Botërore pranoi të financonte projektin pasi mori garanci nga qeveria Berisha se asnjë ndërtesë nuk do të prishej. Por në 26 mars 2007, Malltezi dërgoi një letër tek autoritetet lokale, përfshirë edhe kreun e Policisë Ndërtimore, për t’u ankuar mbi “ndërtimet pa leje në bregdetin e jugut”, veçanërisht në Jalë”, thuhet në kabllogram. Aty përmendet dhe vajza e ish-kryeministrit. Sipas kabllogramit, gjatë kohës që Berisha ishte në pushtet, kompania e zonjës Malltezi rriti ndjeshëm aktivitetin.

“Në qendër të Tiranës ndodhet një goditë e madhe e periudhës komuniste, të cilët shqiptarët i referohen ende si Pallati i Kulturës, e cila mban brenda një librari ndërkombëtare që vizitohet kryesisht vetëm nga të huajt. Një debat mbi prishjen e magazinës së dëmtuar të këtij dyqani u zgjidh kohët e fundit nga askush tjetër përveç vajzës së kryeministrit, Argita Berishës. Zonja Berisha, firma private ligjore e së cilës vepron në Tiranë ka lulëzuar vitet e fundit dhe ka shtuar ndjeshëm kërkesat për shërbimet e saj.

Në çështjen e saj më të fundit, një cilësi e dobët e dyshemesë së katit të dytë mbi librarinë solli një sherr mes kompanisë italiane që bëri restaurimin dhe pronarit të dyqanit, i cili kërkon dëmshpërblim për mallin e prishur. Çështja u zgjidh jashtë gjykatës kur shërbimet e zonjës Berisha u siguruan nga libraria. Në atë që mund të përshkruhet vetëm si një shenjë e aftësive të saj ligjore, pronari i biznesit në katin e dytë pagoi dëmet ditën e nesërme, një zgjidhje jashtëzakonisht e shpejtë në një vend ku paditë gjyqësore kanë nevojë për vite të tëra që të zgjidhen”, thuhet në kabllogram. Pra duket se ka shumë çështje që rëndojnë pozita e Berishës, ndërkohë që ambasadorja topin e ka kaluar tashmë te prokuroria.

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In