• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“U mor personalisht me burgosjen time, më pas u kthye në kafshë politike”, ish-kryeministri Nano tregon si e njohu Sali Berishën, bën deklaratën e fortë: Në 21 janar pushoi së qenuri politikan!

04/02/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“U mor personalisht me burgosjen time, më pas u kthye në kafshë politike”, ish-kryeministri Nano tregon si e njohu Sali Berishën, bën deklaratën e fortë: Në 21 janar pushoi së qenuri politikan!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Fatos Nano është shprehur se Sali Berisha është marrë personalisht me burgosjen dhe mbajtjen e tij në burg dhe këtë ia kanë thënë dëshmitarë në zyrën e Berishës.

Ai tha se Berisha hyri në politikë si intelektual, por më pas u kthye në politikan, ndërsa sipas Nanos, në 21 janar 2011 Berisha pushoi së qeni edhe politikan.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Raporti juaj në 30 vite ka qenë me ulje ngritje, përplasje por edhe keni bashkëpunuar, si do ta përkufizonitsi politikan Sali Berishën?

Nano: Do përpiqem të jem i drejtë dhe i sinqertë. Sali Berisha hyri në politikë si intelektual humanist, mjek kardiolog. Në momentin që mori drejtimin e PD, u bë politikan. E them këtë gjë, sepse intelektuali dhe politikani me kalimin e kohës i lënë vendin njëri – tjetrit.

Janë të rralla rastet ku politikani mbetet intelektual sa duhet. Më pas ai ka mbikëqyrur, që nga ideja e parë që hodhi vetë deri në realizim, atëherë kur ra shtetit në ‘97 burgosjen dhe mbajtjen time në burg, është marr “in persona” me këtë gjë.

Fevziu: Berisha thotë që nuk jam marr unë me këtë, ishte parlamenti…

Berisha mund të thotë shumë gjëra, përfshirë edhe 21 janarin, por unë kam të dhëna të kohës, me të dhëna nga njerëz dëshmitarë në zyrën e tij, kur ai është marr “in persona” me mbajtjen time në burg. Dhe me burgosjen e liderit të opozitës, ai u kthye në kafshë politike.

Fevziu: Në ç’kuptim?

Nano: Politikanët janë kafshë politike dhe kur marrin vendime të tilla nuk mund të mos u thuash kafshë politike. Në 21 janar, ai mbikëqyri, drejtoi dhe u përpoq të mbulonte vrasjen e 4 njerëzve të pafajshëm përballë një proteste masive, popullore. Janë të njohura nga shumë njerëz faktet për këtë gjë dhe veçanërisht sjellja e Berishës përballë fakteve. Dhe unë jam i detyruar të them që në 21 janar 2011, Sali Berisha pushoi së qeni politikan dhe mbeti…Pjesa tjetër…. që po e dëshmon tani me qytetarin digjital.

Share212Tweet133
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In