• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Turp! Reforma në drejtësi drejt asgjësimit. Parlamenti dhe mazhoranca hesht: Ilir Meta po rrëmben institucionet kyçe, presione, shantazhe dhe shkelje të pavarësisë!

21/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Turp! Reforma në drejtësi drejt asgjësimit. Parlamenti dhe mazhoranca hesht: Ilir Meta po rrëmben institucionet kyçe, presione, shantazhe dhe shkelje të pavarësisë!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëkundet reforma në drejtësi. Edhe pse qëllimi i saj ishte që të mbante politikën larg sistemit gjyqësor, duket se nuk po e arrin dot qëllimin. Prej vitesh po bëhet një luftë politike për të kapur drejtësinë e re dhe ai që duket se po dominon është presidenti Ilir Meta. Shembujt që po vijnë nga Kroacia, Rumania e Maqedonia e Veriut duket se u kanë futur të dridhurat të gjithëve dhe secili do pjesën e tij.

Por zhvillimet e ditëve të fundit duket se janë shqetësuese, pasi politika duket se po fut duart në gjëra që nuk i takon. Meta ushtroi presion të vazhdueshëm ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor derisa u arrit shkarkimi i Ardian Dvoranit. Edhe pse ligji e përcakton qartë se KLGJ, KLP, KED dhe çdo institucion tjetër i drejtësisë janë të pavarura, Meta ka ushtruar presione të vazhdueshme veçanërisht ndaj KLGJ e KED, ndërsa përmes thirrjeve publike ka sulmuar SPAK.

Por falë kësaj strategjie, presidenti arriti që të ketë “llokmën” e tij në drejtësi. Fillimisht u shkarkua Dvorani dhe tani nuk i dihet se si do të shkojë fati i KED. E sigurt është që Vitore Tusha do të marrë drejtimin e institucionit dhe ajo është besnikja e Metës. Nga ana tjetër Kushtetuesja i dha të drejtë presidentit dhe Marsida Xhaferllari do mbetet gjyqtare në Kushtetuese.

Edhe ajo ka lidhje të forta me PD dhe duket qartë që anon nga presidenti. Tani Meta do zgjedhë dhe dy emrat e tjerë. Nëse shohim listën e kandidatëve janë disa emra që njihen si mbështetës së presidentit. Nëse Tusha merr drejtimin e KED, atëherë gjasat që të zgjidhen ata shtohen dhe kjo do të thotë se presidenti kap KED dhe Kushtetuesen njëherësh.

Lufta me institucionet

Presidenti, është politikani që ka kërcënuar, shantazhuar dhe ka prekur pavarësinë e drejtësisë më shumë se çdo tjetër. Faktet flasin vetë. KED është padyshim thembra e Akilit dhe ndërhyrjet e Metës në këtë institucion nuk kanë të sosur. Ndërhyrja më flagrante është ajo e datës 31 gusht 2019. Në këtë datë, Meta i dërgoi një letër Ardian Dvoranit ku i tërhiqte veshin për skualifikimin e Zhaklin Petos si kandidate për në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe pse ligji e përcakton fare qartë se presidenti hap garën vetëm për 3 vende vakante, ja çon emrat KED dhe më pas emëron një nga 3 të parët e renditur nga KED. Pra, këtë detyrë ka kreu i shtetit dhe asgjë tjetër. Ndonëse Meta e cilëson rolin e KED të dorës së dytë, në fakt është ai që ka rolin e noterit. KED bën përzgjedhjen finale të emrave dhe Meta thjesht duhet të bëjë emërimin. Në datë 10 tetor 2019, Meta i kërkon sqarime Dvoranit nëse i kishte dërguar listën me emra Kuvendit apo jo. Më pas po me një letër kërkonte pezullimin e garës, duke i dhënë urdhër KED, ndërkohë që kemi të bëjmë me një institucion të pavarur.

Presionet ndaj KLGJ

Përveç KED, një tjetër institucion që po vuan presionet e presidentit është Këshilli i Lartë Gjyqësor, simotra e KLD. Dikur KLD drejtohej nga Meta dhe ishte kthyer në një vend qokash, por duket se presidenti e ka harruar që nuk ka më rol në këtë aspekt. Kemi 3 raste flagrante të ndërhyrjes së Metës në pavarësinë e KLGJ. Në korrik të 2019, përmes një letre Meta i kërkonte KLGJ sqarime mbi procedurat për funksionimin e Gjykatës së Lartë.

Ndryshe nga KED, në rastin e Gjykatës së Lartë, Meta është vetëm firmëtar. Emrat i zgjedh KLGJ dhe Meta thjesht i dekreton, siç bën me ministrat apo ambasadorët. Pra nuk ka asnjë rol në këtë mes dhe letra drejtuar KLGJ ka qenë padyshim shkelje pavarësie. Në javët e fundit kemi dy raste të tjera. E para është kërkesa për shkarkimin e Dvoranit. Tjetër rast kemi shkresa për Kodin Penal, ku Meta kërkonte sqarime mbi masat ndërgjegjësuese. Pra kemi shkelje flagrante të pavarësisë së gjyqësorit.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In