• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Turizmi është gjallëruar ndjeshëm gjatë 9 muajve të këtij viti, statistikat e BSH: Të huajt kanë shpenzuar 1.5 mld euro në vendin tonë

13/12/2021
in Aktualitet
A A
Turizmi është gjallëruar ndjeshëm gjatë 9 muajve të këtij viti, statistikat e BSH: Të huajt kanë shpenzuar 1.5 mld euro në vendin tonë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

urizmi është gjallëruar ndjeshëm gjatë 9 muajve të këtij viti, duke iu afruar edhe niveleve të parakrizës, për shkak të ecurisë së mirë në tremujorin e tretë të vitit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të huajt që udhëtuan në Shqipëri në 9-mujorin e këtij viti shpenzuan gati 1.5 miliardë euro në vend, duke u dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi, ashtu si e gjithë bota, vuajti pasojat e kufizimit të udhëtimeve nga pandemia.

Në krahasim me janar-shtator 2019, që deri më tani është viti më i mirë historik i turizmit, shpenzimet e të huajve në vend ishin rreth 10% më të ulëta.

Periudha më e mirë ishte tremujori i tretë i vitit, kur në vend hynë 786 milionë euro, me rritje të lehtë prej 0.5% në raport me korrik-shtator të 2019-s.

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se për 9-mujorin, në vend hynë 4.7 milionë shtetas të huaj, më shumë se dyfishi në krahasim me vitin pandemik, por 10.7% më pak sesa në janar-shtator 2019. Rënia e turistëve nga Europa u zëvendësua nga hyrjet më të larta të shtetasve nga Kosova, që u rritën me 18% në krahasim me 9-mujorin 2019. Kosova u bë shpëtimi i turizmit, duke zënë gati 50% të hyrjeve totale, nga 37% në të njëjtën periudhë 2019.

Shqiptarët shpenzuan më pak

Ndërsa të huajt vitet e fundit po shpenzonin gjithnjë e më shumë në Shqipëri, edhe për shkak të shtimit të turistëve, edhe shqiptarët kur iknin jashtë nuk kurseheshin, duke bërë që bilanci neto, ndonëse pozitiv, të ishte në vlera minimale.

Por, këtë vit, për shkak të kufizimeve të udhëtimit në shumë vende të Bashkimit Europian, daljet kanë qenë më të pakta. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 9-mujorin, shpenzimet e shqiptarëve jashtë ishin 801 milionë euro, që ndonëse me rritje të ndjeshme në krahasim me vitin pandemik, sërish mbeten 34% më të ulëta së për 9-mujorin 2019.

Bilanci përmirësohet ndjeshëm

Daljet e shtetasve shqiptarë ishin 28% më të ulëta në krahasim me 9-mujorin e 2019-s.

Kufizimi i daljes së shtetasve vendas, ndërkohë që të huajt kishin më shumë liri lëvizje bënë që bilanci i të ardhurave (diferenca mes shpenzimeve të të huajve në vend dhe atyre të shqiptarëve jashtë) të ishte në nivelin më të lartë, të paktën që nga viti 2008, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat për 9-mujorin 2021, vendi përjetoi neto nga turizmi 672 milionë euro, ose 63% më shumë se sa në janar-shtator 2019.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In