• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Trump largohet përfundimisht pas 4 vitesh nga Shtëpia e Bardhë: Në një formë apo tjetër, do të kthehem

20/01/2021
in Aktualitet, Bota, Kryesore
A A
Dështimi i BE-së në Ballkan me shpërndarjen e vaksinës është sukses për Kinën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump, është larguar ditën e sotme nga Shtëpia e Bardhë për t’i lënë vendin presidentit, Joe Biden.

Në fjalimin e tij të fundit si president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u kujtoi njerëzve atë që ai dhe administrata e tij arritën në këtë mandat 4-vjeçar.

“Ishin 4 vite të mrekullueshme, kemi bërë aq shumë gjëra bashkë. Dua të falënderoj familjen, miqtë dhe të gjithë të tjerët.

Njerëzit nuk e dinë sesa shumë ka punuar kjo familje. Mund të kishte pasur një jetë shumë më të lehtë. Ishte diçka shumë e veçantë”, tha presidenti.

“Nuk ishim një administratë e zakonshme. Rregulluam ushtrinë dhe veteranët. Ulëm taksat. Shpresoj të mos i rrisin taksat, por nëse e bëjnë, ju pata thënë.

Prandaj patëm edhe shifra kaq të mira në punësim. Po të mos ishim goditur nga pandemia do të kishim pasur shifra të jashtëzakonshme. Deri në shkurt (2020) kishim shifrat më të mira ndonjëherë.

“Vaksina ishte një mrekulli e mjekësisë. E bëmë për 9 muaj, në vend që për 9 vite. Muajt e ardhshëm do të shihni shifra të jashtëzakonshme në ekonomi. Kemi punuar shumë. Kemi lënë gjithçka në fushë.

Ka ende shumë gjëra për të bërë. Gjëja e parë është të kujtojmë viktimat e virusit kinez. Jeni të mrekullueshëm. Ky është një vend madhështor.

Ishte nderi dhe privilegji im më i madh që të isha presidenti juaj. Do të luftoj gjithmonë për ju, do të shoh, do të dëgjoj dhe ju them që e ardhmja e këtij vendi do të jetë e shkëlqyer.

I uroj kësaj administrate sukses dhe mendoj se do t’ia dalin. Kanë një bazë spektakolare nga t’ia nisin. Në një lloj forme, do të kthehem. Shihemi së shpejti”- tha Trump.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

28/06/2025
Gëzuar edhe 100 vite të tjera  Rajmonda Aleksi!

Gëzuar edhe 100 vite të tjera Rajmonda Aleksi!

28/06/2025
Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

28/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In