• Kontakt
Friday, January 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tritan Kalo: Politiqenërit tanë e gjejnë gjuhën për pasurimin e tyre, qytetarët të mos e marrin me shaka koronavirusin

13/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Tritan Kalo: Politiqenërit tanë e gjejnë gjuhën për pasurimin e tyre, qytetarët të mos e marrin me shaka koronavirusin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka shpërthyer dje në akuza të rënda ndaj politikanëve, ndërsa ka kërkuar bashkëpunim dhe ndërgjegjësim të qytetarëve.

Ndërsa ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e rasteve me virus më vend, përmes një postimi në rrjetet sociale Kalo i kërkuar qytetarëve të tregohen të kujdesshëm për veten dhe familjarët e tyre, pasi politikanët tanë po mendojnë për interesat personale. Madje ai nuk ka kursyer as etiketimet e ashpra ndaj politikanëve duke thënë se po përdorin për t’u pasuruar.

“Fëmijët kanë humbur nënën apo babanë, të afërmit motrën apo vëllanë, ne kemi humbur kolegët tanë të çmuar. Ju lutem si mjek e vëlla, që kurrë të mos e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigji-lencën për të mos rënë pre e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës. Nuk është mëria apo varësia politike ajo që ju lëndon më shumë se vetë sëmundja, ndaj larg të bërit politikë edhe me Sars-Cov2/Covid-19.

Politiqenërit tanë të çdo ngjyre e kanë gjetur dhe e gjejnë shumë shpejt gjuhën mes vendit, për pasurimin e tyre në çdo kohë dhe me çdo mjet”, deklaroi ai. Sakaq ai kërkoi që ta marrim më seriozisht koronavirusin dhe të tregohemi striktë ndaj rregullave, duke ja u lënë atyre që u përkasin, fushës, vetëm kështu do mund t’ia dilet mbanë. Më tej ai rikujtoi edhe vështirësitë që hasin punonjësit tek infektivi, nga infermierët e deri tek sanitaret.

“Miq e dashamirës, përkujdesuni në vijimësi për shëndetin e jetën tuaj dhe të afërmve tuaj. Sars-Cov2/Covid-19 është një realitet jetësor, imagjinatën e sëmurë për kon-spiracionin e mosekzistencës së kësaj “flame mbarëbotërore”, lërjani të dashuruarve pas teorive konspirative apo atyre gjithologëve, që janë në kërkim të protagonizmit të munguar.

Kurrë mos harroni se janë aty që prej 9 Marsit 2020, në 24 orët e ditës me dhjetëra e dhjetëra motra e vëllezër tuaj mantelbardhë, infermierë, sanitarë, imazheristë, administratorë, farma-cistë, barrelistë, shoferë e punonjës të rendit, për të vigjiluar mbi shëndetin tuaj. Mendoni edhe për sakrificat e privimet e tyre të pafund-me. Jo rrallë ne edhe nuk ja kemi dalë mbanë dhe kemi humbur jetë njerëzish, shpirtrat e të cilëve pushofshin në parajsë”, u shpreh ai.

Share228Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

16/01/2026
Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In