• Kontakt
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tre mesazhet e Ramës për Bashën

15/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Tre mesazhet e Ramës për Bashën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama nuk tha nëse i ka votat e duhura (84) për marrëveshjen e 5 qershorit.

Megjithatë, ai garantoi Lulzim Bashën (të paktën deri tani) se do të kalojë paktin e firmosur me të, duke negociuar ose me opozitën si e tërë ose me grupe të caktuara të saj.

“Me durim… durimi është mall i rrallë në vendin tonë dhe sidomos në vendin tonë, por nga eksperienca, do të vijojmë të flasim me opozitën parlamentare për të marrë votën e tyre për marrëveshjen, por nuk do të dalim nga procesi pa e miratuar fjalë për fjalë në Kod atë për të cilën jemi marrë vesh më 5 Qershor. Do të bëjmë gjithçka për të bindur fillimisht opozitën si e tërë pastaj grupet e tyre etj., etj”, tha Rama

Por a priten të papritura në këmbim të votave në Kuvend?

“Marrëveshja është marrëveshje. Jemi më të mëdhenjtë dhe kemi lëshuar shumë, por tani ka kufij kjo gjë sepse nuk jemi shtesë kati apo godinë pa leje…”, shtoi ai.

Rama tregoi limitet e tij kur tha se nëse PD-ja nuk e njeh më këtë pakt, atëherë ai është gati të heqë dorë duke votuar për depolitizimin e komisioneve e dy tre kërkesa të tjera që PS-ja i kishte kusht, porse hoqën dorë për hir të paktit me PD dhe LSI.

“Nëse Basha mendon se pakti është hedhur në kosh dhe nëse ai vërtet nuk e do më marrëveshjen ka një mënyrë të thjeshtë për të provuar se ajo ekziston, ta heqë, të depolitizojmë administratën zgjedhore të bëjmë edhe dy tre ndryshime të tjera që ne i donim ata nuk i donin dhe unë mendoj që do t’i bënin mirë vendit.

E them këtë për të kuptuar të gjithë që e kundërta është e vërtetë. Marrëveshja është aty dhe ne do ta mbështesim deri në fund. Do bëjmë çmos që të votohet me konsensus edhe nga opozita parlamentare që për fat të keq ka huqet e shtëpisë ku është rritur”, tha ai.

Rama njoftoi gjithashtu se nuk ndryshon qëndrim për ndërhyrjet në Kushtetutë. Foli konkretisht për koalicionet parazgjedhore kur tha se nuk i ka ndaluar. Thjesht ka ndryshuar formula, sipas praktikës që ndjekin gjithë vendet e Europës.

“Koalicionet as nuk do të ndalohen dhe as nuk mundet të ndalohen, ato thjesht duhet të jenë si në çdo vend të Europës kur partitë kanë të drejtë të grupohen me kandidatët e tyre.

Është e rëndësishme që të gjykohemi për produktin

Mos vallë Kuvendi po ndërmerr ndonjë nismë për t’i dhënë pushtet të pakufizuar ndokujt?. Jo. Po ju thotë qytetarëve që tani e tutje nuk do të votojnë vetëm për partinë, por edhe për deputetin… Po krijojmë një kuadër ku koalicionet do të funksionojnë si në çdo vend të Europës dhe jo si rrapi pas dushkut… Kërcënimi ‘ose si themi ne ose do të bëhet nami’, nuk funksionon, nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë”.

Gjërat, sipas tij, ndahen në “mejdan” apo thënë troç në zgjedhje.

“Kush ka më shumë vota fiton. Bashën nuk do ta ndalojë kush, të jetë bashkë me Monikën, Ndokën dhe me Mediun. Absolutisht askush nuk do t’i ndalojë.

Shqiptarët do të kenë mundësi të shohin jo vetëm kush është grupi por edhe t’i japin votën atij që i pëlqen…”.

Megjithatë, Rama ftoi Bashën në tryezë për vijimin e dialogut edhe për çështjet që po trajtohen në Kuvend.

“Nëse unë do të isha Lulzim Basha do të isha në vijimësi i interesuar për dialog, për tryezë, për marrëveshje, për rimarrëveshje…”, shtoi ai.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit  mjeshtri  Aristotel Stefani.

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit mjeshtri Aristotel Stefani.

14/01/2026
12 vite nga ndarja e “Shqiponjës” së skenës shqiptare “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku

12 vite nga ndarja e “Shqiponjës” së skenës shqiptare “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku

14/01/2026
Shkodrani Gjon Karma, aktori i madh i roleve të vogla, krijuesi i arkivit të Teatrit Kombëtar…sot ka ditëlindjen

Në kujtim të Gjon Karmës, aktorit të madh shkodran i pa arritshëm si mjeshtër në rolet e karaktereve

14/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In