• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tirana zyrtare reagoi me zemërim ndaj këtij mashtrimi mediatik! “Azilkërkuesit e Britanisë së Madhe do të strehohen në Shqipëri”?! Ambasadori Qirko: Lajm i rremë!

18/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Tirana zyrtare reagoi me zemërim ndaj këtij mashtrimi mediatik! “Azilkërkuesit e Britanisë së Madhe do të strehohen në Shqipëri”?! Ambasadori Qirko: Lajm i rremë!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori ynë në Londër, Qirjako Qirko ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në mediat britanike ku thuhej se në Shqipëri do të do të ketë një kamp refugjatësh që kapen në Britaninë e Madhe.

Qirko tha se ishte “i zemëruar” me raportin sepse të mërkurën ai i kishte thënë Times “të paktën 10 herë se Shqipëria nuk do të pajtohet kurrë, me këtë lloj qasjeje në lidhje me emigrantët që vijnë nga Franca”.

“Edhe për shkak të formimit tim akademik, e njoh shumë mirë konventën për azilkërkuesit dhe e di fare mirë sesi janë rregullat. Ne nuk do ta bënim kurrë diçka të tillë me emigrantët, sepse përveç të tjerash, kjo është në kundërshtim të plotë me ligjin ndërkombëtar”.

Sipas artikullit të “The Times”, një ministër britanik shpreson në sigurimin e një marrëveshjeje me Shqipërinë, duke thënë se shanset për këtë “duken të mira”. Raab i tha “Sky News” se qeveria po mundohet të ndalojë kalimin e njerëzve përmes Kanalit të La Manshit me varka. “Kemi parandaluar 19,000 kalime vetëm këtë vit dhe siguruar 65 ndjekje penale për bandat kriminale, të cilat përfitojnë nga kjo tregti fatkeqe”,- tha ai.

Tirana zyrtare reagoi me zemërim ndaj këtij raportimi mediatik. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka publikoi në Tëitter një imazh të faqes së parë të gazetës The Times dhe shkroi: “I njëjti lajm i vjetër e i rremë, këtë herë në faqe të parë të një gazete të respektueshme si The Times! Dhe meqe ra fjala, unë nuk jam “ai” por “ajo”, e cila gjithmonë ka admiruar kualitetin e medias britanike. E trishtueshme.”

Ambasadori shqiptar sqaroi se “në Shqipëri ka 3000 iranianë që i mbështesim prej 10 vitesh. Ka 4000 persona nga Afganistani- ish politikanë, ish-profesorë- të cilët po strehohen si refugjatë dhe jo në kampe, sepse ata ishin aleatët tanë në Afganistan. Në një letër drejtuar The Times Qirko shkroi: “Mund të konfirmoj me vendosmëri se nuk ka bisedime dypalëshe mes zyrtarëve të qeverisë shqiptare dhe asaj britanike, në lidhje me qendrat e procedimit të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë Kanalin Anglez”.

Share197Tweet123
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In