• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tifozat e Tiranës letër babait të Klodianit: Mos ndërhy! Mos na dërgo letra sikur i ka hartuar qeveria

13/12/2020
in Aktualitet, Kronike, Kryesore
A A
Tifozat e Tiranës letër babait të Klodianit: Mos ndërhy! Mos na dërgo letra sikur i ka hartuar qeveria
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tifozët ultras të skuadrës së Tiranës, të vetëquajtur “Capital Crew” i kanë dërguar një letër të hapur babait të Klodjan Rashës, në të cilën shprehet hapur pakënaqësia për thirrjet publike të tij për qetësi.

Një përgjigjie ndaj letrës publike të babait të viktimës, i cili kërkon që të rinjtë të mos manipulohen nga politika dhe se rrëmujat në emër të djalit të tij të ndjerë nuk sjellin drejtësi

Ky grupim tifozës, që kanë qënë në mënyrë të vazhdueshme pjesë e protestave këto ditë, sidomos aktive në zonën e Bllokut dhe afër Presidencës, i kërkojnë babait të Klodjanit të mos bëjë më thirrje për qetësi, pasi vdekja e djalit u përket më shumë atyre si kauzë.

Për më tepër që në letrën publike të babait të viktimës, tifozët e skuadrës së Tiranës thonë se ishte sikur t’ia kishte bërë qeveria që nuk fakt nuk po qetëson aspak shqiptarët.

Prandaj i thonë që të ngrejë kokën dhe të mos përkulet nga presioni! Nje fyerje e hapur e ketyre tifozeve ndaj familjes se viktimes, e cila ka humbur djalin ne lule te moshes dhe kerkon te mbledhe veten nga dhimbja e madhe!

Letra e grupimit te tfozeve te Tiranes per babain e Klodianit:

I dashur Baba i Klodianit te ndjere dhe ju familja e tij e nderuar,

E mirekuptojme deshiren tuaj per te qetesuar gjakrat ne dhunen e ushtruar nga te dyja palet si nga shteti si nga qytetaret, mirepo tashme kjo qe po ndodh eshte me e madhe se ju, dhe si e tille nuk ka vend me per qendrime neutrale.

Te kauza e Shqiptarve mos nderhyni ju lutem, as mos na dergoni letra te hartuara, sikur i ka bere qeveria, se ne fakt me shume na ben te irritohemi tjetersimi i fjalive tuaja ne media, sesa tju besojme dhe te na qetesoni !

Po te drejtohemi me emrin Babush i dashur, se dhimbja jote eshte e madhe dhe ne te kuptojme dhe do jemi aty me ty gjithmon, por Babush i dashur, neqoftese ti kerkon drejtesine tende personale, mos ua moho prinderve te tjere shqiptare te bejne te njejten gje.

Vrasja e Klodianit, tashme nuk ju perket vetem juve si familje, ju keni pjesen familjare, por jo ate shqiptare!

Ne po denojme aktin e shemtuar qe ka ndodhur dhe nuk po perdorim Klodian, perkundrazi, po mbrojme te ardhmen e shqiptarve, se fundja fundit vetem keshtu mbrohet, e nderuar Familja e Klodianit.

Nderkohe ata qe po ju perdorin, nuk eshte e nevojshme ti demaskoni, s’jeni as i pari as i fundit person qe ka ulur koken nga presioni i krimit te legjitimuar, dhe te gjithe e dime. E dime, e kuptojme dhe ndaj po ju drejtohemi qe te mbani koken lart.

Kjo nje pergjigje ne forme respekti, ndaj zemres tuaj te plagosur dhe vrare, qe kjo qe po bejne tashme shqiptaret, eshte nje revolte e Shqiptarve, per liri, drejtesi, per dashuri dhe Shqiptari.

Por mos e prit respektin nga ata qe te bene presion, se kriminelet jane bastarda, dhe nuk e kuptojne dashurine prinderore, ata njohin vetem dredhin e pushtetit, per te perfituar nga ju dhe ne ditet me te veshtira tuajat!

Gjithshka dine te bejne, u permblodh ne vrasje, inkriminim, shpifje dhe terror.

Dhe i nderuar, mos harro se drejtesia nuk erdhi nga policia, gjykata apo Ministri i Brendshem i cili qartazi nuk deshi te mbante pergjegjesi, erdhi vetem nga ata njerez qe protestuan dhe dihet kur ka trazira e te gjithe shohin, viktima s’mbetet me thjesht viktime.

Viktima do ishte para ndonje tv duke qare per drejtesi, kurse polici do te dekorohej dhe djali do te ngarkohej me precedent penal te paqene dhe te nenshkruar per nje sufllaqe.

Po jo ne s’te lame te beheshe viktime!

Klodiani na shikon nga larg dhe ne do e cojm ne vend drejtesin e tij, se edhe ai e do kete!

Rrofte Shqiperia dhe Dashuria per Liri dhe per Atdheun!

Ju perqafojme dhe Zoti ju a lehtesofte dhimbjen.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In