• Kontakt
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Thellohet skandali i dhënies së nënshtetësive: Presidenca zhduk arkivën e dy viteve të fundit, artistë, biznesmenë dhe futbollistë (38 pasaporta në një ditë)

08/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Thellohet skandali i dhënies së nënshtetësive: Presidenca zhduk arkivën e dy viteve të fundit, artistë, biznesmenë dhe futbollistë (38 pasaporta në një ditë)
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa për shumë qytetarë shqiptarë është e lakmueshme nënshtetësia angleze, gjermane, austriake, greke apo italiane, ka edhe shumë të tjerë që preferojnë marrjen e pasaportës shqiptare për një të ardhme më të mirë për vete, familjet dhe fëmijët e tyre.

Pavarësisht se marrja e shtetësisë shqiptare ashtu si në çdo vend tjetër parashikon një sërë kriteresh që duhen plotësuar dhe një sërë procedurash që duhen ndjekur deri në fund, kjo është shndërruar në një çështje mjaft të lehtë për një grup individësh.

Pak ditë më parë, gazeta “TemA” publikoi një investigim lidhur me skandalin e dhënies së nënshtetësisë së një futbollisti të skuadrës së Tiranës Winful Cobbinah.

Edhe pse ai kishte vetëm 2 vite që jetonte në Shqipëri, nuk njihte gjuhën shqipe dhe nuk plotësonte thuajse 80% të kritereve për të përfituar nënshtetësinë, kreu i shtetit Ilir Meta, zgjodhi sfidoi parashikimet ligjore duke marrë një vendim që bie ndesh me to.

Përmes dekretit nr 11.744, datë 24 shtator 2020, që mban firmën e presidentit Ilir Meta, futbollisti afrikan mundi të përfitojë pasaportën shqiptare.

Por mesa duket ky nuk është i vetmi vendim që kreu i shtetit ka ndërmarrë në kundërshtim me ligjin lidhur me marrjen e nënshtetësisë.

Gazeta “TemA” bëri një vëzhgim në faqen zyrtare të presidencës (president.al) për të ballafaquar të gjitha dekretet e kreut të shtetit lidhur me nënshtetësinë. Ajo ç’ka bie në sy është fakti se publikimi i fundit i dekreteve lidhur me nënshtetësinë, ka qenë data 20 prill 2018.

Fill pas kësaj date, në faqen zyrtare të kreut të shtetit nuk ka asnjë publikim tjetër transparence lidhur me këtë çështje duke ngritur hije të forta dyshimi.

Presidenca ka zgjedhur që të mos bëjë publike në buletinin e saj zyrtar asnjë detaj, nga ku qytetarët mund të informohen mbi angazhimin e saj në këtë drejtim.

E vetmja alternativë që u ngelet qytetarëve shqiptarë për t’u njohur me aktivitetin e presidentit mbi dhënien e nënshtetësive, është Qëndra Kombëtare e Botimeve.

Ndërkohë, “TemA” ka bërë një vëzhgim edhe për listën e individëve që kanë përfituar nga dekretet e Metës në harkun kohor 2017-2018 ku kryesojë artistët, biznesmenët e huaj dhe futbollistët.

Nga ana tjetër, janë të paktë qytetarët e zakonshëm që kanë mundur ta përfitojnë pasaportën shqiptare edhe nëse ata mund të kenë qenë më përpara me procedurat apo përmbushjen e kritereve ligjore.

Në një pjesë të mirë të këtyre vendimeve, pavarësisht se shkelen thuajse të gjitha kriteret për dhënien e nënshtetësisë shqiptare që nga njohja dhe mbrojtja e gjuhës shqipe apo njohurive bazë të historisë dhe Kushtetutës së RSH-së, nuk plotësohen as kushtet e kohëzgjatjes si rezident të cilat parashikohen në ligjin Nr. 113/2020, neni 8 “Për shtetësinë”.

Nga të gjitha vendimet që kemi mundur të gjejmë, ajo që thyen “rekordin” është data 9 tetor 2017, ku me firmën e Ilir Metës kanë përfituar 38 shtetas të huaj nënshtetësinë shqiptare.

Më poshtë po pasqyrojmë faksimile nga disa prej dekreteve të kreut të shtetit që kemi mundur të gjejmë në faqen zyrtare të presidencës pasi shumë të tjera janë zhdukur duke mos u bërë transparente. (TemA)

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
15 vjet pa “Artisten e Merituar “ Liza Vorfin aktoren ikonë të Teatrit Kombëtarë

15 vjet pa “Artisten e Merituar “ Liza Vorfin aktoren ikonë të Teatrit Kombëtarë

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In