• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Të gjitha videot e takimit/ Jemi në Euro 2024! Shqipëria “fluturon” në Berlin!

17/11/2023
in Sport
A A
Të gjitha videot e takimit/ Jemi në Euro 2024! Shqipëria “fluturon” në Berlin!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një pikë e artë i siguron Shqipërisë biletën për në Gjermani. Kuqezinjtë kanë siguruar me barazimin 1-1 ndal Moldavisë në transfertë pikën që i nevojitej për pjesëmarrjen në turneun e vitit të ardhshëm.

shqiperia kualifikohet 2024

Misioni është kryer me sukses nga skuadra e drejtuar nga Silvinjo, e cila ka bërë mjaft mirë në fazën mbrojtëse duke mbajtur larg portës së Berishës vendasit, teksa ka shënuar me Ciakalleshin në pjesën e parë një gol që i dha më shumë qetësi në administrimin e minutave.

Rastet nuk munguan as në pjesën e dytë të takimit, teksa Seferi goditi edhe traversën. Në fund vendasit gjetën një gol që bëri më entuziazmuese sfidën deri në vërshëllimën përfundimtare, nga e cila shpërtheu festa kuqezi për kualifikimin mëse të merituar për herë të dytë në Europian.

MOLDAVI-SHQIPËRI 1-1
88′ baboglo / 25′ (p) Cikalleshi

JEMI NË EURO 2024! Një pikë e artë i siguron Shqipërisë biletën për në Gjermani. Kuqezinjtë kanë siguruar me barazimin 1-1 ndal Moldavisë në transfertë pikën që i nevojitej për pjesëmarrjen në turneun e vitit të ardhshëm.

shqiperia kualifikohet 2024

Misioni është kryer me sukses nga skuadra e drejtuar nga Silvinjo, e cila ka bërë mjaft mirë në fazën mbrojtëse duke mbajtur larg portës së Berishës vendasit, teksa ka shënuar me Ciakalleshin në pjesën e parë një gol që i dha më shumë qetësi në administrimin e minutave.

Rastet nuk munguan as në pjesën e dytë të takimit, teksa Seferi goditi edhe traversën. Në fund vendasit gjetën një gol që bëri më entuziazmuese sfidën deri në vërshëllimën përfundimtare, nga e cila shpërtheu festa kuqezi për kualifikimin mëse të merituar për herë të dytë në Europian.

LIVE MOLDAVI-SHQIPËRI 1-1
88′ baboglo / 25′ (p) Cikalleshi

LIVE MOLDAVI-SHQIPËRI 1-1
88′ baboglo / 25′ (p) Cikalleshi

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1 që siguron biletën për në Euro 2024!

90’+2’ Muja hyn në fushë në vend të Asanit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

88’ Vjen goli i vendasve! Pas një harkimi në zonë është Baboglo i cili shënon golin e barazimit 1-1.

84’ Goditje dënimi e shkëlqyer e Asllanit, gjuajtja e tij devijohet mbi traversë nga portieri i vendasve. (VIDEO)

80’ Gjasula merr vendin e Bajramit në radhët e kuqezinjve.

74’ Tjetër rast për të shënuar, me gjuajtjen e Bajramit nga jashtë zonës që nuk gjen trekëndëshin në të majtë të portierit. (VIDEO)

73’ Mundësi e artë e kuqezinjve për të dyfishuar shifrat. Seferi nga e majta gjuan por gjen devijimin e portierit e më pas traversa i mohon gëzimin e golit. (VIDEO)

73’ Një harkim i rrezikshëm në zonën kuqezi spastrohet nga Ismajli i cili largon sferën në këndore.

69’ Motpan i lë vendin në fushë Damaskan në këto minuta të fundit.

67’ Vendasit shfaqen përsëri rrezikshëm me Nikolaeskun i cili ul topin për Postolakin, roveshata e këtij të fundit përfundon qetësisht në duart e Berishës. (VIDEO)

66’ Ramadani provon gjithashtu që të gjejë rrjetën me një gjuajtje nga jashtë zonës, pa gjetur katërkëndorin.

63’ Seferi nga e majta nis top për të sapofuturin në lojë, por ky i fundit nuk gjen devijimin para portës. (VIDEO)

62’ Daku merr vendin e Cikalleshit në fushën e lojës

59’ Situata zhvendoset në anën tjetër ku Rata për fat gjuan jashtë nga një pozicion i favorshëm. (VIDEO)

58’ Shqipëria kërkon golin e dytë me një kundërsulm por gjuajtja e Asanit devijohet dhe kontrollohet nga portieri i vendasve, teksa ka edhe protesta për një prekje topi me dorë. (VIDEO)

55’ Nikolaesku provon këtë radhë nga jashtë zonës, Berisha devijon në goditje nga këndi. (VIDEO)

54’ Kajmakov ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Asllanit.

51’ Një top i kthyer mbrapa nga Seferi kthehet në asist për Nikolaeskun i cili niset drejt portës, por ndalet nga Berisha. (VIDEO)

50’ Vendasit mundohen të ushtrojnë trysni nga krahët, me futjen e një tjetër sulmuesi në lojë. Por tentativat nga krahët nuk funksionojnë pasi prapavija e Shqipërisë është e vendosur mirë dhe nuk lejon asnjë hapësirë.

48’ Seferi nga e majta provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me një ndryshim te Moldavia, teksa aktivizohet Kojoçaru në vend të Ravenko.

45’+2’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të Shqipërisë pjesa e parë e takimit.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Goditje dënimi e vendasve që harkohet në zonë nga Rata, Nikolesku me kokë gjuan lehtë duke çuar sferën në duart e Berishës.

41’ Bajrami merr topin në gjysmëfushën tonë dhe pasi i afrohet me shpejtësi zonës kundërshtare lëshon në gjuajtje të fortë, që kontrollohet në dy kohë nga portieri vendas. (VIDEO)

40’ Shumë faulle në këto minuta që ulin ndjeshëm ritmin e sfidës, gjë që u shkon për shtat kuqezinjve pasi ky rezultat siguron kualifikimin.

35’ Asani nga e djathta nis një top në qendër për Cikalleshin, por në vend të tij gjen mbrojtësit vendas të cilët largojnë rrezikun.

32’ Protesta të vendasve që kërkojnë penallti për një kontakt në zonë, por gjyqtaria bën shenjë për një faull të mëparshëm ndaj Mitajt. (VIDEO)

31’ Shqipëria duket në kontroll të plotë, teksa ka qarkullim të gjatë të topit.

28’ Vendasit rrezikojnë me një goditje standarte, Berisha del dhe grushton topin mbi kundërshtarët. (VIDEO)

25’ GOOOL SHQIPËRIA! Cikalleshi shënon me penallti! (VIDEO)

24’ Penallti për Shqipërinë! Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë pas një faulli ndaj Seferit në krahun e majtë të sulmit. (VIDEO)

22’ Harkime radhazi në krahun e djathtë, vendasit largojnë me vështirësi.

19’ Pasime të shumta të futbollistëve kuqezi, por për momentin nuk ka hapësira për të rrezikuar katërkëndorin.

16’ Shkëndija e parë është e vendasve me Nikolaeskun i cili në të djathtën detyron me gjuajtjen e tij Berishën që të çojë topin në këndore. (VIDEO)

14’ Qarkullim i gjatë i topit i kuqezinjve pranë zonës kundërshtare, duke kaluar nga e djathta në të majtën. Në fund është Asllani i cili provon nga jashtë zonës, por bllokohet nga mbrojtësit.

11’ Edhe Rata ndëshkohet me të verdhë për vendasit pas një faulli ndaj Ramadanit.

9’ Mitaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Nikolaesku.

5’ Një harkim i rrezikshëm në zonë devijohet keq nga Gjimshiti që çon topin lart në ajër, por Berisha kontrollon me qetësi.

4’ Vendasit ngulmojnë në këto minuta për të mbajtur lojën pranë zonës tonë, me presing të lartë në krahun e Hysajt.

1’ Mitaj nis një pasim të gjatë në krah për Seferin, ky i fundit nuk ia del të shmangë pozicionin jashtë loje të vendasve.

1’ Nis dueli në Kishinau.

 

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

10/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In