• Kontakt
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Taulant Balla kërkon që OFL-ja të sekuestrojë pronat e Jamarbër Malltezit

27/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Taulant Balla kërkon që OFL-ja të sekuestrojë pronat e Jamarbër Malltezit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, kërkon që Operacioni Forca e Ligjit (OFL-ja) të sekuestrojë pronat dhe pasurinë e Jamarbër Malltezit, dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha. Balla, akuzon Malltezin se ka grabitur ish-kompleksin “Partizani” në Tiranë.

“Në vitin 2012 kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Pas shtatë vitesh grabitësit hoqën maskat dhe vetëm me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës është tashmë pronare e 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë Eurosh”, shkruan nurmi 2 i PS ndër të tjera.

“Në këtë mënyrë nga një pronë prej 144 metrash tokë, Jamarbër Malltezi u bë pronar i më shumë se një të tretës të një kompleksi pallatesh me vlerë mbi 20 milionë euro. Kaq e thjeshtë ishte që nga një grabitje e kompleksit “Partizani”, sot berishët me dhëndurë e kompani janë super-milionerë në mënyrë të paligjshme”, vijon ai.

Postimi i plotë i Ballës:

Forca e Ligjit nuk mund të vonojë hetimin e pasurive të vendosura nga korrupsioni, ndikimi i paligjshëm dhe abuzimet me pasuritë e shqiptarëve. Fillimi i hetimeve të pavarura për ish-kompleksin “Partizani”, privatizimin e tij me një vlerë qesharake sa një hyrje apartamenti 2+1 në atë zonë, ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, shpërdorimin e detyrës së zyrtarëve të përfshirë dhe vepra të tjera penale. Sa pronarë të ligjshëm ka në Shqipëri që nuk u janë kthyer pronat e tyre, ndërkohë që Sali Berisha i dha këtë super pronë dhëndrit të tij?

Në vitin 2012 kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Pas shtatë vitesh grabitësit hoqën maskat dhe vetëm me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës është tashmë pronare e 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë Eurosh.

Asokohe qeveria e Sali Berishës e privatizonte kompleksin “Partizani” tek disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Në kohë rekord nga tetori i vitit 2008 deri në dhjetor të atij viti Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami, anëtar i qeverisë së vjehrrit të Malltezit, përfundoi të gjitha procedurat për kalimin e pronësisë së tokës dhe shitjen e hotelit gjigant dhe ndërtesave me 100 milionë lekë të vjetra.

E kam denoncuar këtë akt të të rëndë korruptiv në atë kohë për disa javë rrjesht, duke publikuar të gjithë dokumentacionin. Madje mu desh të përballem me salinjtë edhe ne Gjykatë për këtë dosje korruptive.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, me kontribut 35 mijë lekë. Jamarbër Malltezi i ka blerë këto aksione në 23 janar të vitit 2014, pra shumë më herët sesa regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Ai nuk e ka regjistruar kontratën në QKB, për të qëndruar i fshehur si ndërtues. Kompania “Homeplan” në bashkëpunim me “Kontakt” kanë aplikuar për një leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish Kompleksit Partizani, pas Inxhinierisë së Ndërtimit. Leja zhvilliore është zbardhur nga Bashkia e Tiranës me firmën e Lulezim Bashës më 18 gusht 2013 dhe vetëm pas 6 muajsh pas nisjes së punimeve, Jamarbër Malltezi futet si aksioner i këtij pallati ndërtimi.

Në këtë mënyrë nga një pronë prej 144 metrash tokë, Jamarbër Malltezi u bë pronar i më shumë se një të tretës të një kompleksi pallatesh me vlerë mbi 20 milionë euro. Kaq e thjeshtë ishte që nga një grabitje e kompleksit “Partizani”, sot berishët me dhëndurë e kompani janë super-milionerë në mënyrë të paligjshme.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

05/02/2026
Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

05/02/2026
Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

05/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In