• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Studentët u rikthehen protestave, bojkotojnë mësimin!

23/01/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Studentët u rikthehen protestave, bojkotojnë mësimin!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mosplotësimi i kërkesave të parashtruara një vit më parë, i ka rikthyer studentët në protestë. Ashtu edhe siç kishin paralajmëruar, studentë të fakulteteve të ndryshme në vend bojkotuan ditën e djeshme mësimin, për të marshuar drejt Universitetit Politeknik, për kërkuar për rreth 2 orë rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë.

Për të arritur këtë, nisën të mblidhnin dhe firmat e para të peticionit, që do të shpërndahet në të gjitha universitetet. Me thirrje kundër qeverisë, ata akuzojnë këtë të fundit se i mashtroi me paktin për universitetin, ku parashtroheshin kërkesat e tyre. Njëzëri, studentët shprehen se situata në universitete nuk ka ndryshuar, njësoj si dhe jeta e tyre studentore.

Ata paralajmëruan se do të vijojnë bojkotin e mësimit dhe do të rikthehen sërish në protestë, pasi të mbledhin 20 000 firmat e nevojshme për të rrëzuar ligjin e arsimit të lartë. Një prej studenteve e cila ditën e djeshme doli në protestë deklaroi se kërkesat e tyre janë ato që kanë qenë edhe një vit më parë. Ajo deklaron më tej se nuk do të dorëzohet deri në zgjidhjen e problemeve.

“Asnjë pika e paktit nuk u përmbajt. Ne kemi ardhur për të drejtat tona, tarifat u shtuan, në konvikt asgjë nuk ka në rregull. Shpresojmë të na mbështetin të gjithë. Disa nga problemet janë tarifat e larta, bursat, që tani duhet të kesh dy prindër invalidë që të marrësh bursë. Nuk e dimë çfarë do bëhet me ne, do jemi në protestë derisa të marrin zgjidhje problemet tona. Kam ardhur këtu dhe nuk do të dorëzohem. Pedagogët na kanë mbështetur, ndërsa studentët i ndalon frika”, u shpreh studentja në protestë.

Një tjetër student u shpreh se ata nuk kanë nevojë për kartën e studentit, ku të mundësohen ulje për në dyqane luksi. “Fakulteti i Filologjikut ka bojkotuar mësimin. Janë vetëm disa studentë që po bëjnë mësim dhe po presim të na bashkohen studentët e juridikut dhe pedagogët. Ne nuk kemi nevojë për ulje tek dyqani i Noizyt. Ne nuk kimi nevojë për pushime në Dubai. Karta e studentit janë vetëm për luksin, studentët si unë nuk kanë nevojë për këto, as për argjendari. Ne kemi nevojë për mensa sociale”, u shpreh studenti.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In