• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Strategjia e amerikanëve! Yuri Kim vë në rresht prokurorët e SPAK: Ja kur nisin hetimet në radhë deputetësh, ministrash dhe ish-ministrash!

02/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Strategjia e amerikanëve! Yuri Kim vë në rresht prokurorët e SPAK: Ja kur nisin hetimet në radhë deputetësh, ministrash dhe ish-ministrash!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Amerikanët presin që lufta e vërtetë ndaj korrupsionit të nisë vetëm pasi të jenë ngritur të gjitha organet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Deri më tani është zyrtarizuar Prokuroria e Posaçme, por që ka vetëm 9 prokurorë të emëruar, ndërkohë Gjykata Speciale është me gjyqtarë të komanduar.

Ndërkohë Byroja e Hetimit është ende në fazën e zgjedhjes së kryetarit dhe do të dojë disa muaj deri sa të jetë gati. Për ndërkombëtarët, lufta e vërtetë ndaj korrupsionit do të nisë vetëm pasi Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme të jenë me kapacitet të plotë. Mesazhet janë dhënë nga prokurori Federal shqiptaro-amerikan, Gjon Junçaj.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai deklaroi se SPAK nuk është ky që kemi tani, pasi SPAK nuk mund të cilësohet i plotësuar pa ngritjen e BKH. “E kemi gjithashtu nevojë për Byronë Kombëtare të Hetimit, krahu hetues i SPAK-ut, si dhe gjykatat e SPAK-ut. Ky është SPAK-u! Nuk është vetëm tetë apo 10 prokurorë, është më shumë se kaq. Mendoj se ky është një hap i parë i rëndësishëm, për të cilin u desh shumë kohë për të arritur deri këtu. Por po aq e rëndësishme mendoj është, nëse pyesni prokurorët në Shtetet e Bashkuara ose në Shqipëri, ata do t’ju thonë se kemi nevojë për këta hetues dhe ky është hapi tjetër që duhet të presim”, ka deklaruar Junçaj. Më tej ai ka theksuar se do të duhet kohë që SPAK të vendosë drejtësinë dhe të ndëshkojë të korruptuarit.

Junçaj u shpreh se duhet të tregohet durim në këtë aspekt. “Do të ketë raste të tjera të reja që ecin përpara. Mendoj se shqiptarët duhet të presin, pasi do të duhet kohë që këto gjëra të zbatohen e të bëhet përpara. Mendoj se do të jetë më mirë të gjykosh suksesin e Prokurorisë së Posaçme në të ardhmen. Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të vini në dyshim se çfarë po bëjnë ata sot, por ajo që është më e rëndësishme është që kjo gjë të bëhet hapur e me transparencë, dhe pastaj ky diskutim duhet të bëhet mes prokurorëve dhe publikut, mendimi i të cilit natyrisht është i rëndësishëm gjithashtu”, tha ai.

Yuri Kim rreshton prokurorët e SPAK

Pak ditë më parë ambasadorja e re e SHBA, Yuri Kim, zhvilloi një takim me prokurorët e SPAK, ku mësohet se ka pasur mesazhe të qarta. Sipas burimeve shumë të sigurta, Yuri Kim ka kërkuar detaje për çështje konkrete nën hetim dhe madje i ka pyetur prokurorët nëse ka zyrtarë të lartë nën hetim. Por të gjithë prokurorët kanë ulur kokat, duke treguar qartë se SPAK nuk ka ende në fokus deputetët, ministrat, e zyrtarët e lartë. Megjithatë ajo është shprehur se SHBA do jetë krah prokurorëve dhe ata nuk duhet të kenë frikë të luftojnë pushtetarët e korruptuar. Një mesazh i ngjashëm u dha edhe në mbledhjen e organizuar ditën e premte nga Ministria e Drejtësisë, ku ishte e pranishme ambasadorja Yuri Kim.

“Për të gjithë ne sonte, qofshim amerikanë, gjermanë, shqiptarë, italianë, pjesa më e madhe prej nesh, të gjithë ne në fakt, jemi qytetarë publikë, shërbyes publikë. Dhe jemi mbledhur këtu për të shënuar kauzën e nderuar “Drejtësi për të gjithë” dhe po punojmë për të siguruar begatinë ekonomike dhe demokratike të Shqipërisë. Ne mbartim një privilegj të madh dhe një detyrë edhe më të madhe për të siguruar besimin e publikut se do t’i bëjmë punët tona me integritet, me besnikëri ndaj shtetit ligjor dhe parimeve të paanësisë. Prandaj na quajnë shërbyes publikë. Në çaste kritike, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithnjë pranë miqve dhe aleatëve shqiptarë. Ky çast, ndërsa ju përpiqeni të zbatoni plotësisht reformën në drejtësi, është një prej tyre. Dhe ashtu siç e kam thënë më parë, për të gjitha çastet e kaluara, ashtu dua t’ju them sërish sonte, se në reformën në drejtësi, jemi me ju krah për krah”, ka deklaruar Kim.

Share207Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

06/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In