• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Stërvitja më e madhe në histori: Kuvendi i hap rrugë zbarkimit të ushtrisë amerikane në Shqipëri para zgjedhjeve! A do pranoi Ilir Meta…formalisht se ligjërisht se pyet njeri?

26/02/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Stërvitja më e madhe në histori: Kuvendi i hap rrugë zbarkimit të ushtrisë amerikane në Shqipëri para zgjedhjeve! A do pranoi Ilir Meta…formalisht se ligjërisht se pyet njeri?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka miratuar sot projektligjin, duke i hapur rrugë zbarkimit të mbi 3 mijë ushtarëve amerikanë në Shqipëri, para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake në historinë e shtetit shqiptar.

Stërvitja do të zhvillohet në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021 në Shqipëri, nën drejtimin e ushtrisë amerikane, ku do të demonstrojë aftësitë edhe ushtria shqiptare. Në stërvitje do të marrin pjesë edhe 3 100 trupa të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash patriot, 1000 automjete jo luftarake, tanke, blinda etj.

Miratimi i nismës nga Kuvendi diktohet nga një parashikim kushtetuese, sipas të cilit nëse në stërvitje marrim më shumë se 1 mijë trupa të huaj, vendimi duhet të merret nga Parlamenti. Për të shpjeguar përmbajtjen e projektit, në Komisionin e Sigurisë ishin të ftuar , zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi dhe përfaqësues të lartë të ushtrisë shqiptare.

“Kjo është stërvitja më e madhe në historinë e stërvitjeve ndërkombëtare në territorin e Shqipërisë. Qëllimi i stërvitjes është që trupat tona ushtarake të aftësohen më tej për të pritur dhe për t’u koordinuar me forca ushtarake partnere në stërvitje dhe operacione të përbashkëta. Kjo stërvitje do ta rrisë efektivitetin e përdorimit të kapaciteteve tona ushtarake për të gjitha sfidat e mëvonshme. Në çdo rast prezenca e forcave aleate do të shoqërohet nga ushtarakët tanë”, tha Petro Koçi.

Ndërkaq, relatori i projektligjit, Myslim Murrizi, informoi se në radhët e ushtrisë shqiptare do të marrin pjesë në këtë stërvitje 900 trupa. Në përfundim, Komisioni e votoi më konsensus projektligjin. Nisma do të votohet nga Parlamenti gjatë seancës së radhës. Mbetet për t’u parë nëse projektligji do të dekretohet apo do të kthehet nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka paralajmëruar se do të ‘rrëmbejë armët’ në 25 prill.

Stërvitja do të zhvillohet në Komandat e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare, në garnizonin “Skënderbej”, në bazën ajrore të Farkës, në bazën ajrore të Kuçovës dhe në poligonet stërvitore të Bizës e Fekenit, si dhe në rrugëkalimet ajrore e tokësore për në këto rajone. Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë do të udhëheqë stërvitjen.

Strukturat dhe elementët e parë të ushtrisë amerikane do të fillojnë të zbarkojnë në Shqipëri që në fillim të muajt prill 2021, për përgatitjen infrastrukturës logjistike për ngritjen e kampeve fushore në të gjitha vendet e dislokimit dhe terrenet stërvitore të ofruara nga ushtria shqiptare. /Nga Adriatik Doci

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In