• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spastrimet në PS/ Rama fut në lista ministrat jo deputetë, zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të LSI, zbulohen emrat që spostojnë veteranët

27/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Spastrimet në PS/ Rama fut në lista ministrat jo deputetë, zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të LSI, zbulohen emrat që spostojnë veteranët
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen emrat e prurjeve të reja në lista e PS për zgjedhjet e 25 prillit. Zgjedhjet parlamentare duket se janë tejet vendimtare për vendin dhe për të ardhmen politike të shumë liderëve dhe partive.

Të gjitha subjektet politike kanë nisur prej kohësh fushatën elektorale, me qëllim që të çojnë sa më shumë vota në hambarin e tyre.

Njëra prej këtyre forcave politike është Partia Socialiste, e cila ka shfaqur hapur dëshirën dhe ambicien për të marrë një mandat të tretë qeverisës. Për këtë arsye, të gjitha strukturat dhe eksponentët e PS kanë nisur të bëjnë kalkulimet dhe të përzgjedhin figurat më të mira për t’i hedhur në sheshin e betejës të dielën e 25 prillit.

Kështu, gazeta ka mësuar se ndryshe nga sa kemi parë në dy palë zgjedhjet e fundit, socialistët kanë menduar që të shkojnë në këto zgjedhje me një listë të fortë dhe me emra me peshë. Sipas burimeve të sigurta nga selia rozë, kryeministri Rama ka vendosur që të fusë në listë thuajse të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar, ndërsa pjesë e saj pritet të jenë edhe zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Rama fut në lista ministrat jo deputetë

Po kush janë emrat e parë që gëzojnë mbështetjen e bazës socialiste dhe kryesocialistit Edi Rama? Emrat e parë janë ministrat, të cilët tashmë e kanë siguruar një vend në listat fituese të Partisë Socialiste, ndërkohë që bie në sy fakti se disa prej tyre nuk kanë aktualisht mandat deputeti, ç’ka do të thotë se ata do të sposptojën veteranët apo deputetët joaktivë dhe gjumashë.

E para është ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila është parë çdo ditë në njësinë numër 7 në Tiranë duke bërë fushatë dhe treguar se tashmë ajo është një nga kandidatët e PS. E dyta është ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila gjithashtu nuk ka mandat deputeti, por që në këto zgjedhje do të jetë kandidate në listat fituese në qarkun e Tiranës në zonën e Kombinatit.

Po ashtu, një ministre tjetër që nuk ka mandat deputeti dhe që pritet të jetë kandidate nën siglën e Partisë Socialiste është ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Nga ana tjetër, listës së socialistëve tanimë i janë bashkuar edhe disa zv/ministra, të cilët do të jenë kandidatë për deputetë, si zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi në Qarkun e Fierit, zv/ministri i Infrastrukturës, Etjen Xhafaj në Kavajë. Po ashtu, mësohet se kandidatë për deputetët pritet të jenë edhe drejtoi i Postës Shqiptare, Laert Duraj; ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca dhe ish-ministrja e ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato.

Ndërkohë kandidatë për deputetë, pritet të jenë edhe disa prurje nga LSI, si ish-ministrat Lefter Koka dhe Nasip Naço, si dhe ish-shefi i Kabinetit të Presidentit të Republikës, Alqi Bllako. Ky i fundit do të jetë në listat e PS në njësinë numër 1 në Tiranë, ndërsa Koka në Durrës dhe Naço në Berat.

Ja kush rrezikon largimin

Pra, me këto plot 11 prurje të reja, Partia Socialiste hyn në fazën e spastrimit, ku në grup 11 nga deputetët aktualë rrezikojnë largimin dhe moskandidimin, për shkak të prurjeve të reja. Po ashtu, emra që rrezikojnë largimin dhe për rrjedhojë edhe mos kandidimin janë ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili nuk ka qenë aktiv në takime elektorale apo edhe disa prej deputetëve që kanë qenë në “gjumë” dhe aspak aktivë në bazë.

Ndërkohë mësohet se edhe disa nga deputetët aktualë që janë anatemuar dhe lakuar si të lidhur me grupet kriminale, pritet të moskandidohen dhe largohen nga PS, kjo edhe për shkak të presionit të madh të ndërkombëtarëve në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit. Ndërkaq, nga deputetët aktualë pritet të ketë vend në lista të sigurta për ata që janë ekspertë dhe profesionit si zonja Vasilika Hysi apo Klotilda Bushka.

Share212Tweet133
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In