• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spartak Ngjela: Të ngelurit në veting pasuri miliona euro! Të korruptuarit janë bërë të gjithë bashkë, koha të japin llogari!

16/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Spartak Ngjela: Të ngelurit në veting pasuri miliona euro! Të korruptuarit janë bërë të gjithë bashkë, koha të japin llogari!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sistemi i drejtësisë në vend duket se po ecën në rrugën e duhur. Nga procesi i vetingut, u shkarkuan shumë gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët nuk justifikonin dot pasurinë e tyre që kishin vënë gjatë ushtrimit të detyrës. Por për avokat Spartak Ngjelën, të gjithë ata që kanë ngelur në veting kanë vendosur pasuri marramendëse përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se hetimi i tyre nga ana e prokurorisë është i drejtë, duke theksuar se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë është një arritje e madhe për të ardhmen e vendit tonë. Por në analizën e tij, avokati tha se gjatë gjithë këtyre viteve Shqipëria është drejtuar nga bashkëpunimi mes gjykatave, prokurorive, politikës dhe krimit të organizuar, por sipas Ngjelës organet e reja të drejtësisë do t’i sfumojnë. Ndërkohë që duke iu referuar ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ngjela tha se shumë shpejt ajo do të jetë gati, madje do të mbështetet edhe nga ndërkombëtarët.

“Gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting janë hequr për korrupsion dhe hetimi nga ana e prokurorisë për ta është e drejtë. Ata kishin me miliona euro dhe thoshin që na i ka dhënë gjyshja. Të ngelurit në veting është një arritje historike për vendin në funksion të reformës në drejtësi. Gjykatat dhe prokuroritë kanë sjellë krimin e organizuar në Shqipëri dhe kanë toleruar korrupsionin. Gjykata, prokuroria, politika dhe krimi i organizuar kanë qenë bashkë. Reforma në drejtësi do t’i sfumojë. SPAK është ngritur, ndërsa BKH po ngrihet me ekspertë të huaj, por pandemia i ndaloi, por ato do ngrihen se e tha dhe ambasadorja amerikane”, u shpreh Ngjela për gazetën.

Përballja me drejtësinë

Më tej avokati Spartak Ngjela u shpreh se pas gjyqtarëve dhe prokurorëve të ngelur në veting, shumë shpejt do të hetohen nga SPAK dhe Byroja e Hetimit të gjithë politikanët dhe funksionarët e lartë të shtetit që janë të përfshirë në afera korruptive dhe krim të organizuar. Sipas tij, organet e reja të drejtësisë, janë ngritur pikërisht për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta. “Politikanët do të hetohen nga Prokuroria e Posaçme dhe Byroja e Hetimit dhe shkojnë në Gjykatën e Posaçme për pronat. SPAK ndaj është ngritur, që të marrë nën hetim korrupsionin e lartë politik dhe krimin e organizuar”, tha Ngjela.

Mbështetja e BE-SHBA

Më tej avokati përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh se asnjë nga politikanët e korruptuar nuk do arrijë dot të shpëtojë paratë që ka vjedhur, duke shtuar se ambasadorët e akredituar në vendin tonë të SHBA-BE duhet t’i ushtrojnë presion qeverisë për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin. “Mbaheni mend: asnjë i korruptuar nuk do t’i shpëtojë dot paratë e vjedhura. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, prandaj doli sot, sepse e di që korrupsioni i lartë politik kërkon epidemi të gjerë në Shqipëri.

Por ambasadori Soreca duhet t’i bëjë presion kryeministrit shqiptar që ky të jetë i rreptë në goditjen e tubimeve që bien ndesh me ligjin, sepse ato janë të qëllimshme për të riaktivizuar pandeminë. Edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, duhet t’i bëjë presion publik kryeministrit shqiptar që ky të veprojë në mënyrë drastike kundër hajdutëve të korrupsionit shqiptar që, me tubime të paligjshme, po kërkojnë të rigjallërojnë epideminë në shkallë të gjerë në Shqipëri. Banditët kudo dhe kurdoherë kanë qenë antinjerëzorë”, tha Ngjela.

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In