• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spartak Ngjela: Rama gaboi që hoqi “15 vite burg”, ata që mendojnë se atij i intereson zgjatja e gjëndjes së jashtëzakonshme janë budallenj

23/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Sorrat këtu krakëllijnë kundër mjekëve në Itali, bjerini këmbës. Na bënë krenarë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga zgjatja e fatkeqësisë natyrore, ndryshimet në Kodin Penal dhe nisma për amnisti fiskale, avokati Spartak Ngjela komentoi këto zhvillime i ftuar në Ditarin e orës 09:00 në A2.

Ai theksoi se zgjatja e fatkeqësisë natyrore është bërë nga ekspertët, ndërsa thekson se kjo nuk është në favorin e kryeministrit, pasi mund të sjellë probleme ekonomike.

Kryeministri Rama ka bërë gabim që hoqi dorë nga 15 vite burg, u shpreh avokati kur komentoi ndryshimet në Kodin Penal dhe kjo sipas tij, është bërë që të mos vonohej dekretimi nga presidenti.

Zgjatja e fatkeqësisë natyrore

“Ne varemi nga komisioni përkatës i epidemiologjisë. Kryeministrit nuk i intereson bllokimi sepse i shkatërrohet tregu. Mendimi shkencor nuk mund të shpërfillet. Nëse t’i gabon shkon në burg. Në SHBA, masat nuk i ka kërkon presidenti, por ekspertët, prandaj ai është i shqetësuar. Kryeministri nuk është i plotfuqishëm në këto momente. Ne jemi në një situatë të rëndë dhe duhet ta respektojmë atë. Unë di se gjithçka matet nga parametrat dhe kjo na mjafton të jemi disi optimist për të ardhmen.

Mendimi shkencor ka lidhje me shëndetin e njerëzve, nëse ky nuk e përfill bën vepër penale. Nuk e ka Rama në dorë, por komisioni epidemiologjik. Ata e dinë se si mund të ruhet shoqëria. Logjika më thotë se ky nuk ka në interes të zgjasë karantinën. Ky ka sukses në goditjen e pandemisë, por nuk e dimë se si do të kalojë në momentet ekonomike. Nëse ne kalojmë nga pandemia në një krizë ekonomie, suksesin e parë ta harrojnë nëse vjen gjendja te uria”.

Ndryshimet në Kodin Penal

“Kryeministri nuk duhet të kishte hequr dorë nga 15 vite burgim. Italia e ka me burgim të përjetshëm. Kam parë kodet e tjera dhe kryeministri ka bërë një gabim. Ajo është vrasje me paramendim. Personi, i cili me dëshirë shpërndanë epideminë dhe nga ai vdesin me dhjetëra persona, është vrasje. Ne i heqim patentën të dehurit, në vendet anglosaksone ikën në burg për tentativë vrasje. Unë po ju them si i ka bota. Kryeministri bëri një gabim sepse është vrasje me paramendim. Ai që hap epideminë nuk është njeri, mund të jetë pjesë e segmenteve të krimit”.

Pse u pranuan propozimet e Metës?

“Kryeministri duket se e kuptoi se optika shoqërore donte zbutjen dhe ja la presidentit. Presidenti mund ta vononte edhe 3 muaj, ishte një lodër që ja la presidentit në dorë. Presidenti doli si një kampion që uli masat e dënimit, por ai nuk i kupton”.

Amnistia fiskale

“Janë sulur të gjithë dhe thonë se do të fitojë krimi, por flasin përçart. Në Amerikë, trafikanti që ka bërë 2 mln dollarë nuk i ka të regjistruara, paguan taksën dhe i legalizon në bankë. Në rast se më vonë del se ka bërë një krim, shkon në burg. Paratë e pushtetarëve dhe të trafikut i ka përjashtuar. Ligji i përjashton, organet përkatëse janë ato që bëjnë hetimin dhe një ndër to janë bankat. Një pronar shqiptar mund t’i ketë vendosur paratë në Australi, por nuk i sjell dot në Shqipëri. Kur tregu nuk ka para, nuk mund të flasim për një moral kishtar.

Share205Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In