• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spartak Ngjela: Presidenti po vepron si kryetar kooperative, përplasjet te FRD sjellje të një njeriu të shthurur, është tmerruar nga SHBA

13/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Spartak Ngjela: Presidenti po vepron si kryetar kooperative, përplasjet te FRD sjellje të një njeriu të shthurur, është tmerruar nga SHBA
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përplasjet fizike të presidentit me policët bashkiakë kanë sjellë habi dhe reagime të shumta në opinionin publik. Gazeta ka kontaktuar me avokatin e njohur Spartak Ngjela, i cili i sheh sjelljet e presidentit si sjelljet e një njeriu që ka nevojë për ndihmë psikike.

Sipas Ngjelës me reagimin e djeshëm Ilir Meta vërtetoi ato që avokati ka thënë gjithmonë, që po të ishte në një shtet tjetër europian, presidenti me një sjellje të tillë do dërgohej për analizë psikike dhe jo më të zgjidhej në krye të shtetit. Sakaq, avokati tha se me dhunën dhe kërcënimet që ushtori dje presidenti ndaj policëve duhet që të arrestohet, pasi ka shkelur çdo përgjegjshmëri juridike.

Sipas Ngjelës, Meta trembet nga amerikanët, prandaj dhe avokati u shpreh se ata do të bëjnë lëvizjet e tyre. “Kjo është sjellja e një njeriu të shthurur. Unë e kam thënë që kemi një president të çmendur. Ai ka nevojë për analizë psikike. Tani presim vetëm që të arrestohet. Kur të arrestohet më lajmëroni. Kemi të bëjmë me një person, i cili nuk ka përgjegjshmëri juridike.

Ai e di veten se është ndonjë kryetar kooperative dhe po bie kooperativa e tani është hedhur në sulm ta marrë ai. Frika nga amerikanët e shtyn të kërcënojë, shajë dhe reagojë në atë llojë forme”, është shprehur avokat Spartak Ngjela. Ndërkohë në të njëjtën linjë mendimi qëndron edhe ish-kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu. Përmes një video postuar në rrjetin social Facebook, Spahiu është shprehur se këtu verimet duken njësojë si pamje nga spitali psikiatrik.

Gjithashtu, ai ka reaguar edhe në lidhje me ata që janë shprehur se presidenti kishte të drejtë. Sipas Spahiut edhe nëse vërtet Meta kishte të drejtë, kjo nuk i jep asnjë arsye që presidenti i vendit të reagojë në atë mënyrë dhe të dhunojë punonjësit e policës, sepse janë veprime aspak normale për një president. “Pa koment. Live nga Spitali Psikiatrik Nr: 5. Zoti M, Të kesh të drejtë, s’është shkak për të reaguar si i sëmurë psikik”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër edhe Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas skandalit të përplasjes fizike të presidentit Meta dhe kërcënimit me burg të efektivëve të policisë. Koçi shkruan se Ilir Meta është i pari që shkel Kushtetutën dhe që prish stabilitetin e sigurisë në vend. “Ilir Meta është kërcënuesi numër 1 i rendit kushtetues, i zgjedhjeve dhe stabilitetit në vend”, shkruan Koçi.

Artan Hoxha thirrje SPAK

Menjëherë ka reaguar pas përplasjes në zyrat e FRD gazetari i njohur Artan Hoxha. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka paralajmëruar se kjo që pamë nuk është gjithçka që pritet të bëjë presidenti, por ka akoma më shumë. Prandaj, sipas Hoxhës menjëherë duhet të bëhen arrestimet për të gjithë ata që ishin pjesëmarrës të atij sherri ditën e djeshme.

Sipas tij, kjo çështje nuk duhet të kalojë me kaq, por bashkia të mbajë përgjegjësi për urdhrin e dhënë dhe policët që dërgoi atje, ndërsa presidenti dhe mbështetësit e tij duhet të arrestohen për dhunën dhe ofendimet që lëshuan ndaj forcave të sigurisë. “Dale dale, se nuk keni parë gjë akoma… Nuk duhet të shëtisin me duar në xhepa dhe të bëjnë sikur nuk ka ndodhur gjë, atë që u përfshinë sot në një incident turpërues për shtetin shqiptar.

O duhet të shkojnë në burg policët bashkiakë dhe Erion Veliaj, që ka urdhëruar në mënyrë të paligjshme shkuarjen e tyre në zyrat e Sali Shehut, ose duhet të shkojnë në burg punonjësit e Gardës së Republikës dhe gjithë ata civilë, që shoqëronin presidentin Meta dhe nën drejtimin e tij, sulmuan forcërisht një objekt shtetëror, i cili ruhej nga punonjësit e Policisë Bashkiake, qofshin këta edhe policët e Erionit”, ka deklaruar ai.

Këtu Hoxha i ka bërë thirrje SPAK që të vihet në lëvizje dhe të kryejnë detyrën e tyre edhe për figurat e larta të shtetit. “Prokurorët e gatshëm në detyrë sot, të Prokurorisë së Tiranës apo të SPAK-ut, duhet të zbatojnë ligjin dhe të veprojnë në kushtet e flagrancës, ose në të kundërt, të flakin çelësat dhe të ikin në hallin e tyre”, është shprehur Hoxha.

Share204Tweet127
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In