• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spartak Ngjela për Metën: “Duhet ta mëshironi se ka humbur ekuilibrin, por do përplaset me drejtësinë”

19/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Spartak Ngjela: Hetimi për Metën do të vazhdojë, presidenti bëri autogol me shkarkimin e Dvoranit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të sjellin pikun e reformës në drejtësi. Hetimi i zyrtarëve të lartë që janë të përfshirë në afera korruptive është ajo që do rikthejë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Shumë çështje me ndjeshmëri të lartë kanë tronditur opinionin publik në vendin tonë, por ende nuk ka asnjë emër që të jetë hetuar.

Pak ditë më parë, u zgjodh kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe në fund të vitit pritet që gjithçka të jetë e kompletuar. Por që kur nisi reforma në drejtësi, shumica e shqiptarëve presin që të gjithë ata zyrtarë që në 30 vjet janë përfshirë në afera të ndryshme të përballen me drejtësinë e re dhe të marrin dënimin e merituar. Ndërkohë në lidhje me hetimin e tyre, gazeta kontaktoi dje me avokatin Spartak Ngjela, i cili u shpreh se presidenti Ilir Meta është më i rrezikuari nga reforma në drejtësi.

Sipas avokatit, reagimet e ashpra të Metës në drejtim të qeverisë vijnë nga frika e arrestimit dhe sekuestrimit të pronave. Ngjela tha se kjo frikë ka bërë që presidenti të humbë ekuilibrin mendor dhe të vijojë tentativat për të bllokuar drejtësinë e re, që sipas tij janë të dështuara. Për Ngjelën, ka ardhur koha që Meta të dalë para drejtësisë dhe të arrestohet. “Metën e ka kapur prishja e çështjes së tyre dhe vlerësimi i pronave.

Nuk shpëton dot, reformën nuk e rrëzon dot, ndonëse i ka bërë të gjitha përpjekjet për ta rrëzuar. Duhet ta mëshironi se ka humbur ekuilibrin, por do përplaset me drejtësinë. Patjetër, që duhet të arrestohet”, u shpreh avokati Spartak Ngjela.

Hetimi i dosjeve të bujshme

Por avokati reagoi edhe pak ditë më parë për gazetën, ku foli për hetimin e dosjeve të bujshme siç janë “21 janari”, “Gërdeci” apo afera korruptive e rrugës Durrës-Kukës. Ngjela deklaroi se gjykimi i këtyre dosjeve ka qenë false dhe me ndikim për t’i mbyllur, duke theksuar se pavarësisht këtyre, ka ende hapësirë për rihapje dhe rihetim të tyre. “Që të hapen dosjet të cilat kanë tronditur opinionin publik shqiptar duhet të jenë bërë denoncime.

Gërdeci ka pasur një denoncim dhe ka pasur dhe një gjykim, por ishte fals. Të gjitha kanë pasur nga një hetim, edhe “21 janari”, edhe “Gërdeci” edhe rruga “Durrës-Kukës”, por janë false. Atëherë duhet të rregullohet procedura që këto të rihetohen dhe të rigjykohen. Procedura e këtyre nuk ka vdekur, ka hapësirë normale për rishikim. Rishikimi i tyre do të bëhet nga Gjykata e Posaçme, pra do kemi disa proces gjyqësore edhe në Gjykatën e Posaçme të cilat do japin të drejtën e rishikimit të çështjes penale që janë mbyllur dhe pastaj do fillojnë këto çështje penale që janë mbyllur dhe që kanë pasur afekt shqetësues në opinionin publik shqiptar”, tha Ngjela për gazetën.

Por avokati shtoi se përveç dosjes së “21 Janarit” dhe “Gërdecit”, një tjetër dosje që ka tronditur opinionin dhe që do rihapet nga Gjykata e Posaçme është edhe blloku i Ilir Metës. “Por nuk janë vetëm këto çështje. Është edhe çështja e bllokut të Metës. Do hapet edhe kjo me rigjykim sepse e kërkon opinioni publik shqiptare. Edhe kjo është brenda procedurës.

Edhe këta që e kanë marrë pafajësinë nuk e kanë ditur fillin procedural juridik që është rishikimi i çështjeve penale që fillon hetimi nga e para. Hetimi do të fillojë që nga Gjykata e Posaçme”, tha Ngjela.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In