• Kontakt
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spartak Ngjela: Loja me KLSH skandaloze, amerikanët të marrin masa ndaj Metës

24/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Pse është tërbuar çifti Meta-Kryemadhi dhe pse Basha nuk i ndihmon dot?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar propozimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të zgjedhur si kryetar të KLSH Arben Shehun. Lidhur me këtë vendim ka reaguar avokati Spartak Ngjela, i cili deklaroi se në krye të këtij institucioni të rëndësishëm duhet të vendosen persona të botës ekonomike ose akademike që të jenë të njohur për qytetarët.

Por për avokatin, propozimi për të emëruar në krye të KLSH persona anonimë është një skandal. Në një reagim për gazetën “SOT”, avokati deklaroi se kjo taktikë e presidentit Meta po bëhet për t’i shpëtuar reformës në drejtësi për të shpëtuar pronat që ka fituar në mënyrë korruptive, duke thekuar ndërkombëtarët në vendin tonë janë në dijeni të këtij skandali dhe duhet të marrin masa të menjëhershme ndaj kreu të shtetit.

Por Ngjela komentoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, nëse mazhoranca arrin të emërojë këtë kandidaturë të Metës në KLSH edhe Rama do t’i bashkohet grupit të hajdutëve. “Në KLSH janë të detyruar të vendosen personalitete të njohura nga opinioni publik. Fakti që vënë njerëz anonimë dhe të dyshimtë kuptohet që kanë frikë nga reforma në drejtësi dhe duan të shpëtojnë pronat e vjedhura.

Për Metën kjo dihet, se çfarë do bëjë mazhoranca është punë e mazhorancës. Por edhe ndërkombëtarët duhet ta dinë. Ambasada amerikane duhet të marrë masa.
Nëse do lejojnë të vinë në Kontroll të Shtetit siç kanë ardhur njerëz të cilët justifikojnë pronat e vjedhura nga shteti atëherë çështja do të rëndohet edhe më tepër.

Fakti që Meta nuk paraqet një personalitet të ekonomisë, të botës akademike që i njeh opinioni publik kuptohet që po punohet për të shpëtuar pronat e tyre të vjedhura. Po Rama çfarë do bëjë? Nëse edhe Rama bashkohet me këtë, edhe ai ka hyrë në këtë grup vjedhësish”

Reforma në drejtësi

Edhe pak kohë më parë, avokati Spartak Ngjela u shpreh në një reagim për gazetën se presidenti Meta është i mundur nga reforma në drejtësi, duke theksuar se kreu i shtetit ka shkelur ligjin me veprimet e fundit që ka marrë në funksion të korrupsionit.

Në lidhje me këtë, avokati i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të vijojë me reformën në drejtësi deri në fund, në mënyrë që sipas tij vendit tonë t’i hapet drita jeshile nga Brukseli. “Kryeministri Edi Rama duhet domosdoshmërish të vazhdojë reformën në drejtësi dhe gjithë reformën në spektrin institucional, të ketë parasysh që Shqipëria është në një moment jo të favorshëm në lidhje me gjendjen që ka në funksion të çeljes së negociatave. E them këtë se nuk është situatë e favorshme për faktin që mund të ketë trazira të brendshme.

Trazirat e brendshme nuk janë krejtësisht fenomene shqiptare, janë edhe kërkesa që bëjnë kundërshtarët tanë, qoftë Beogradi qoftë Moska, të cilat kërkojnë destabilizimin e vendit. Prandaj doli me aq forcë ambasadorja amerikane. Duke u nisur nga të gjitha këto, Meta nuk ka shpresë. Ciceroni ka thënë: “E vetmja shpresë e të mundurit është që të mos ketë asnjë shpresë”. Meta është një i mundur nga drejtësia shqiptare, ka shkelur ligjet në funksion të korrupsionit”, u shpreh avokat Spartak Ngjela për gazetën pak kohë më parë.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

06/01/2026
Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

06/01/2026
Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

06/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In