• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spartak Ngjela dhe Romeo Kara: Meta duhet të arrestohet me urgjencë, populli nuk është budalla të ndjekë një president të paudhë

20/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Spartak Ngjela dhe Romeo Kara: Meta duhet të arrestohet me urgjencë, populli nuk është budalla të ndjekë një president të paudhë
2.1k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklaratat e presidentit Ilir Meta se më 2 mars do të zhvillojë një tubim me qytetarët ku do të lidhin “besën” dhe se prej aty do të fillojë edhe shpartallimi i grushtit të shtetit, nuk është pritur aspak mirë jo vetëm nga opinioni publik, por edhe nga intelektualë të fushave të ndryshme.

Avokat Spartak Ngjela u shpreh ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta është në shkelje të rëndë të Kushtetutës me thirrjet e tij për revolta, duke shtuar se ai duhet të arrestohet me urgjencë. Në një reagim për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se presidenti mund të ketë çrregullim mendor me thirrjet që po bën, duke theksuar se ai nuk mund të bëjë asnjë veprim kundër rendit kushtetues.

“Ai bën thirrje për revolta për shkelje të Kushtetutës nga presidenti. Në çdo vend të botës do ishte arrestuar nëse e kryen këtë që thotë. Është një atentat kundër Kushtetutës nga presidenti, por është në flagrancë dhe e ka të rrezikshme nëse e bën. Fuqitë e mëdha që e drejtojnë Shqipërinë dhe që janë fuqi demokratike nuk e lejojnë që të bëjë një gjë të tillë.

Do japin urdhër ta arrestojnë në flagrancë. Në çdo vend të botës arrestohet në flagrancë, por ky mund të ketë çorientim mendor. Është lajthitje. Nuk mund të bëjë dot kundër rendit kushtetues”, tha Ngjela në reagimin e tij për gazetën. Po ashtu, edhe juristi Romeo Kara doli kundër thirrjeve të presidentit Ilir Meta. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se populli nuk është budalla që të ndjekë nga pas një president të paudhë. “Kur flet Meta për revolucion, parime dhe grusht shteti, mendoj se, ose ky na di neve për idiotë dhe elif matrake, ose vetë ka ikur tërësisht në drejtim të paditur. Për Metën opinioni shqiptar është pak a shumë ky: në dhjetë vetë, nëntë flasin shumë keq për të, ndërsa i dhjeti keq.

Sado paçavure që është qeverisja e sotme, ku nuk bëjnë dot me derman as gurutë e Shikharit në Indi, përsëri duket e pranueshme vetëm për faktin se, alternativë e saj qëndron bulldogu i Presidencës me grifshën e LSI-së. Kur mendoj se kemi president një të paudhë si ai, kur mendoj se jemi qeverisur prej tij dhe familjes së tij, kur mendoj se ky i paudhë që mbeti shtigjeve e maleve mund të riciklohet përsëri në pushtet, së bashku me krye të paudhin Berisha, nga shpirti më del një ulërimë si Jovan Bregut tek Pallati 176”, tha juristi Romeo Kara.

Share290Tweet181


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In