• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spartak Ngjela: Berisha po luan blofin! Brenda 15 ditësh SHBA publikon provat e aferave të tij Kushtetuesja me 30 qershorin dha sinjal për shkarkimin e Metës

06/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Spartak Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ të Sali Berishës: Nuk do të ketë më gjuhë! Duhet të japë dorëheqjen! Ja çfarë po ndodh me Lulzim Bashën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka paralajmëruar dje telashe për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit ka nisur një tur takimesh me bazën demokrate, me qëllim zhbërjen e vendimit të përjashtimit nga grupi parlamentar i PD prej kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Por teksa ishte i ftuar në një studio televizive, avokat Ngjela u shpreh se ish-kryeministri Berisha është i humbur në betejën e nisur prej tij kundër Bashës dhe amerikanëve, ndërsa zbuloi se brenda 15 ditësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të publikojnë provat e aferave të tij, duke qenë se vendimi për shpalljen “non grata” të ish-liderit demokrat ka shkuar në Kongresin amerikan.

“Basha aktualisht ka hipur në kalë dhe Berisha me mercenarët e tij ndodhen ferrave. Lulzim Basha ka mbështetjen e strukturave dhe grupit parlamentar dhe Berisha nuk ka shanse ta rrëzojë atë. Edhe sikur ata të turren drejt selisë blu për ta uzurpuar atë, Partia Demokratike është person juridik dhe hyn në lojë policia, prokuroria dhe SPAK, e cila rrezikon të arrestojë atë në vend.

Berisha është i mbaruar dhe në lidhje me padinë në Francë ai gënjen. Saliu është hallexhi dhe ky status të lejon të gënjesh. Por unë dua të theksoj se brenda 15 ditësh do dalin provat e Amerikës kundër Sali Berishës, pasi përjashtimi i tij këto ditë do të votohet në Kongresin amerikan”, deklaroi ai.

Berisha po luan blofin me shkarkimin e Bashës

Duke komentuar situatën brenda Partisë Demokratike e veçanërisht përplasjen Berisha-Basha, avokat Spartak Ngjela deklaroi dje se ish-lideri demokrat po luan blofin me shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD. “Sa i takon “Foltores” së mbajtur nga Sali Berisha, unë edhe më parë e kam thënë se ai i ka hipur “karrocës së Dylit” dhe kërkon që përmes këtij sendi të mundë armatën dhe 7 apo 7 flota amerikane.

Berisha po kryen një revolucion antiamerikan. Saliu nuk ka procedurë që do të mbledhë Kuvendin e PD. Berisha është i humbur në këtë luftë si me amerikanët, ashtu edhe më Bashën. Lulzim Basha ka pushtetin, e ka përjashtuar Sali ziun nga grupi dhe ka mbështetjen e SHBA.

Berisha është përjashtuar nga grupi i PD me kërkesë të amerikanëve dhe kjo që bën ai është një aksion i dështuar. Berisha është vënë në akuzë nga amerikanët dhe këto që po bën, vijnë si rezultat i koshiencës së tij jo të kthjellët. Pra, Berisha po luan blofin. Sali Berisha nuk ka shanse të shkarkojë Lulzim Bashën nga kreu i PD”, u shpreh ai.

Meta shumë shpejt do shkarkohet nga Kushtetuesja

Por më tej avokat Spartak Ngjela u ndal edhe tek shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga Kuvendi i Shqipërisë, çështje kjo që tashmë pret të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, Meta shumë shpejt do shkarkohet nga Kushtetuesja. “Ilir Metën e keni dëgjuar të flasë?! Jo Meta nuk flet se e ka kyçur gojën. Meta është një president i shkarkuar nga Kuvendi.

Çështja e tij është në Gjykatën Kushtetuese dhe sinjalet janë që ky institucion do të pranojë vendimin e Parlamentit, duke e shkarkuar Ilir Metën si kreu i shtetit. Me legjitimimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Kushtetuesja indirekt ka thënë se do të shkarkohet Meta. Ky i fundit pasi të ikë nga Presidenca e presin telashe”, nënvizoi avokat Spartak Ngjela. /Rigels Seliman

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In