• Kontakt
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK përgatitet për reprezalje, rritet numri i hetuesve dhe i prokurorëve, SHBA jep 1 mln dollarë për pajisjet e BKH, ja lëvizjet

10/11/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
SPAK përgatitet për reprezalje, rritet numri i hetuesve dhe i prokurorëve, SHBA jep 1 mln dollarë për pajisjet e BKH, ja lëvizjet
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Forcohen radhët e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vitin që vjen Byroja e Hetimi do të jetë gati, por dje janë dhënë sinjale të forta nga krerët e SPAK dhe BKH se po bëhet gati terreni për të mos toleruar askënd.

Dje Arben Kraja dhe Aida Hajnaj ishin në Komisionin e Ligjeve, ku kanë diskutuar për buxhetin e 2021. SPAK do të ketë një buxhet prej 500 milionë lekësh, ndërsa dje u zbardhën detaje mbi strukturën. Arben Kraja bëri të ditur se do të ketë një rritje të stafit për shkak të volumit të madh të dosjeve që janë në proces dhe atyre që pritet të vijnë. Momentalisht prokuroria ka 15 prokurorë, por me buxhetin e ri ky numër pritet të shkojë në 20.

Por numrin më të madh të hetuesve do ta ketë Byroja Kombëtare e Hetimit. Momentalisht ka nisur procesi për rekrutimin e 60 hetuesve, por dje u bë e ditur se ky numër do të rritet dhe pritet të shkojë në 80. Kraja ka dhënë sinjale të forta se ka shumë dosje në hetim dhe volumi i punës nuk përballohet dot nga stafi aktual. Në total SPAK dhe BKH do të kenë 164 persona. Nga këta 80 do të jenë hetues, 20 prokurorë dhe 64 do të jenë punonjës të administratës.

Por duket se në lojë kanë hyrë dhe amerikanët. Arben Kraja tha dje në komision se SHBA ka akorduar rreth 1 milion dollarë, të cilat kanë shkuar për blerjen e pajisjeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. BKH do të jetë gati në janar dhe SHBA përveç asistencës teknike, po ndihmon dhe financiarisht që hetuesit të kenë të gjitha pajisjet nevojshme që të hetohet si krimi i organizuar, ashtu dhe korrupsioni në nivele të larta. Komisioni i Ligjeve u shpreh bashkëpunues mbi kërkesat e SPAK, ndërsa dje janë dhënë sinjale të forta se terreni i arrestimeve të bujshme do të jetë gati.

Përplasjet SPAK-BKH

Por teksa në pamje të parë buxheti dukej i qëndrueshëm dhe i kënaqte të gjithë, u dhanë sinjale se SPAK dhe BKH nuk është se i kanë vaj marrëdhëniet. Sipas ligjit, SPAK përmbledh Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Në buxhet kemi vetëm një zë që shkon për SPAK dhe më pas ai ndahet për të dyja institucionet.

Por shefja e BKH ka kërkuar që Byroja të jetë zë më vete në buxhet dhe të mos jetë bashkë me prokurorinë. “Byroja e Kombëtare e Hetimit është një organ kushtetues. Kjo do të thotë se BKH duhet të ketë të drejtën për të propozuar buxhetin e saj vjetor, veçanërisht në menaxhimin e pavarur të këtij buxheti. Kjo do të ndikonte më mirë në mirëorganizimin e veprimtarisë informative, asaj hetimore dhe bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Dua të them që kjo kërkesë nuk e cenon në asnjë moment garancinë e hetuesve për t’ju përgjigjur Prokurorisë së Posaçme në lidhje me procedimin penal, duke vepruar si një trup i vetëm. Në referencë të të gjitha dispozitave ligjore, unë kërkoj që BKH të jetë një program buxhetor më vete, brenda buxhetit të SPAK. Pra, të jenë dy programe buxhetore, një program për BKH dhe një për SPAK”, tha Hajnaj. Por kjo gjë nuk u pranua nga Komisioni i Ligjeve.

Kryetari Ulsi Manja deklaroi se ligji e ka bërë shumë të qartë se si është ndarja buxhetore. “Unë nuk e di se ku e cenon pavarësinë e Byrosë së Hetimit çështja e ndarjes së administratave. Nuk e konceptoj kështu unë hetimin. Drejtuesi i SPAK harton projektbuxhetin, thotë ligji, të SPAK, që përbëhet nga Prokuroria e Posaçme, buxheti i Byrosë së Hetimit dhe buxheti i policisë gjyqësore. Këtë kemi sot në Komision. U paraqit në përputhje me ligjin nga z. Kraja.

E miratuam. Janë 164 punonjës të ndarë, 80 hetues të BKH, 20 prokurorë të SPAK dhe 64 shërbime mbështetëse për të dy degët e kësaj strukture. Porta e madhe quhet SPAK. Pastaj kur hyn aty ka dhoma. Një dhomë është Byroja e Hetimit, është Prokuroria e Posaçme dhe është edhe shërbimi i Policisë Gjyqësore”, tha Manja. Ndërsa Kraja deklaroi se i është rakorduar me Ministrinë e Financave dhe për të gjithçka është në rregull.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100! Një urim sot për aktorin e shquar Ahmet Pasha në 78 vjetorin e lindjes

Gëzuar edhe 100! Një urim sot për aktorin e shquar Ahmet Pasha në 78 vjetorin e lindjes

07/02/2026
Sot Mjeshtëri i madh, aktori, regjisori, producenti, Mevlan Shanaj feston 81 vjetorin e lindjes

Sot Mjeshtëri i madh, aktori, regjisori, producenti, Mevlan Shanaj feston 81 vjetorin e lindjes

07/02/2026
Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

ot mbushen 19 vjet që është ndarë nga jeta “Artisti i Popullit”, Nderi i Kombit Kadri Roshi

06/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In