• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Debat

SPAK fut në “rreth të kuq” pasuritë e fshehura të 10 ish-gjyqtarëve pranë Berishës

13/05/2021
in Debat
A A
SPAK  fut në “rreth të kuq” pasuritë e fshehura të 10 ish-gjyqtarëve pranë Berishës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Për herë të parë në historinë e pluralizmit, në Shqipëri ka nisur procesi i sekuestrimit të pasurive të paligjshme dhe të fshehura të ish gjyqtarëve të nivelit të lartë, një detyrim ky ligjor, por edhe një nga kushtet e Bundestagut Gjerman për integrimin e Shqipërisë në BE.

Vetëm disa muaj pas themelimit, SPAK ka rrethuar pasuritë e fshehura dhe të dyshimta të 10 ish anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtuese, të emëruar dhe promovuar nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike, në kuadër të kontrollit mbi drejtësinë, por që më pas u shkarkuan nga Vetingu. Fillimisht, në 28 prill 2020, SPAK ka hapur një dosje për 20 ish gjyqtarë të shkarkuar nga Vetingu, emra të njohur të drejtësisë.

20 ish gjyqtarët VIP dyshohen për kryerjen e veprave penale të përvetësimit të pasurive publike ose private përmes mashtrimit, fshehja e pronësisë mbi pasuri të palujtshme, fshehja e të ardhurave, mospagim taksash, shpërdorim detyre, fshehje pasurie, refuzim për deklarim dhe mashtrim me deklarimin e pasurisë.

Në 7 maj 2020, SPAK ka ndarë dosjen, ku çështjen për 10 ish gjyqtarë të apelit dhe shkallës së parë, i ka kaluar në kompetencë të prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Për 10 ish anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, SPAK ka nisur hetimet për fshehje dhe mashtrim me pasuritë.

Në kuadër të hetimeve, SPAK ka zbarkuar në terren tek pasuritë e paligjshme dhe të fshehura të 10 ish gjyqtarëve të nivelit të lartë, që të gjithë të emëruar nga Sali Berisha dhe PD-ja si të besuar. Prokurorët e SPAK kanë administruar dokumentacionet, kontratat e energjisë elektrike, dokumentet për të ardhurat e ligjshme si dhe kanë marrë në pyetje mirëmbajtësit e rezidencave të ish gjyqtarëve, të afërmit e tyre etj.,për të provuar para Gjykatës Speciale fshehjen dhe mashtrimin me pasurinë, në kuadër të kërkesave për sekuestrim.

Në rast kur një ish gjyqtar e ka regjistruar pasurinë në emrin e një të afërmi të tij, SPAK është angazhuar në terren, duke pyetur fqinjët se kush e ka frekuentuar banesën, banorë të tjerë të zonës që mund kenë dijeni, administratorët e firmave ndërtues etj. Hetimet janë shtrirë tek familjarët e ish gjyqtarëve, në emër të të cilëve ish gjyqtarët kanë deklaruar dhurata, hua apo pasuri.

Deri më tani, SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ish anëtarit të kësaj gjykate Fatos Lulo dhe ish anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, duke zbatuar ligjin anti-mafia. Kërkesa është pranuar nga Gjykata Speciale. Në vijim, SPAK do të marrë vendim për pasuritë e 7 ish gjyqtarëve të tjerë, nëse do të kërkojë apo sekuestrimin. (Shqiptarja.com)

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In