• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK apo BKH, dikush duhet t’i jap fund vjedhjeve të Klodian Allajbeut… “Oligarkut më të urryer në Shqipëri”?

04/12/2020
in Aktualitet, Dosja X, Kryesore
A A
SPAK apo BKH, dikush duhet t’i jap fund vjedhjeve të Klodian Allajbeut… “Oligarkut më të urryer në Shqipëri”?
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pak orë më parë njoftoi se ishin siguruar 100 mijë teste të shpejta, të njohura nga OBSH, që janë të disponueshme në vendin tonë dhe që do të vendosen në funksion në strukturat spitalore duke filluar nga e hëna.

Padyshim që ky është një lajm fantastik për vendin tonë, pasi testi i shpejtë i anti genit do tu krijoj mundësinë eskpertëve të lokalizojnë herët pacientin e prekur nga virusi, me qëllim nderperjen e zinxhirit të infeksionit, duke garantuar edhe sigurinë e atyre që rrethohen nga personi i prekur nga Covid-19.

Lajmi tjetër fantastik është se, testi i shpejtë do të ndërpresë abuzimet me çmimin e tamponëve të klinikave private dhe spitaleve, ku shpesh shqiptarët, nga kujdesi apo frika për të kuptuar nëse janë prekur nga virusi, u detyruan tu drejtohen këtyre klinikave për të bërë tamponin, nëse janë të prekur nga Covid apo jo.

Praktikisht, testi i shpejtë, jo vetëm do të ul virulencën, por do të ulë ndjeshëm dhe shpenzimet marramendëse të xhepave të shqiptarëve, të cilët përgjatë periudhës së pandemisë, janë vjedhur nga “hajnat” e spitaleve dhe klinikave private, që e kanë servirus tamponin sa “frengu pulën”.

Deri më sot, e të paktën deri të hënën që vjen, institucionet e kujdesit shëndetësor nuk e ofronin shërbimin e tamponit, nëse personi nuk kishte shenja të dallueshme të Covid. Por, jemi të bindur, edhe nëse do ta ofronin, shumë prej tyre do të druheshin të bënin një test të tillë, nga radhët e mëdha që bëhen në qendrat shëndetësore dhe nga frika se mos ato ishin kthyer në vatër të virusit.

Një nga abuzuesit më të mëdhenj të këtij shërbimi është “Vampiri” i shëndetësisë Klodian Allajbeu, ose më saktë sipërmarrësi më i “suksesshëm” i shëndetësisë, i cili është pasuruar duke “u pirë gjakun” shqiptarëve në hall!
Vetëm disa ditë më parë, pas një denoncimi në redaksinë e Tellalli.al, publikuam se si Klodian Allajbeu i “Spitalit Amerikan”, u merrte shqiptarëve 100 euro për një tampon.

Qytetari asaj kohe shprehej, se për tu pajisur me një tampon të vlefshëm për të udhëtuar jashtë vendit, apo edhe për të marrë vesh nëse ishe i prekur nga virusi, ishte i detyruar që këtë tampon ta bëje vetëm në “Spitalin Amerikan” dhe disa klinika të tjera private. Sipas qytetarit, përgjigja e tamponit të vinte brenda afatit prej 6-12 orësh, përmes telefonit.

Për ironi, “Spitali Amerikan” i Klodian Allajbeut dhe klinikat e tjera në fjalë, kishin të njëjtin çmim për tamponin, të cilët pas denoncimit në media dhe pas “tërheqjeve të veshit” kushedi prej kujt… disa javë pasi “rripnin” nga xhepat shqiptarët, u detyruan ta ulin çmimin abuziv për tamponin në rreth 70 euro, që është sërish shumë herë më i lartë se disa vende të tjera në Europë. Po për tamponin 100 euro, a s’duhet të jap dikush llogari?

Shqiptarët, një nga popujt më të varfër në Europë, e kanë paguar disa herë më shtrenjtë tamponin nga frika për jetën e tyre dhe familjarët e tyre. E një histori e tillë na kujton padyshim Martin Shkrelin, ose “Shqiptarin më të urryer në botë”. Shkreli arriti të blej monopolin e një ilaçi jetik kundër SIDA-s dhe kancerit dhe brenda ditës e rriti çmimin e tij nga 13 në 750 dollarë, për një pilulë të vetme.

Ndoshta Martin Shkreli mund të jetë dhe “muza” e Klodian Allajbeut, që ua shiti shqiptarëve një tampon disa herë më shtrenjtë se çmimi real, duke qenë se ai ishte i domosdoshëm në këtë kohë të vështirë që po kalon vendi dhe bota.
Por, për dijeni të lexuesit, Martin Shkreli, disa kohë më pas u arrestua nga “FBI”-ja amerikane, për mashtrim me dokumentat e komopanisë që themeloi dhe po vuan një dënim disa vjeçar në burgjet amerikane.

Ndoshta SPAK duhet të reagoj ndaj vjedhjeve skandaloze që i janë bërë shqiptarëve gjatë pandemisë nga “Vampirë” si Klodian Allajbeu. E nëse SPAK do dështoj e të bëj “një sy qorr e një vesh shurdh”, le të shpresojmë se BKH nuk do e bëj një gjë të tillë, për Klodian Allajbeun, ose më mirë: “OLIGARKUN MË TË URRYER NË SHQIPËRI”.

Kujtojmë për lexuesit, se në muajt e parë në pandemisë në vend, konkretisht në Prill, Spitali Amerikan nisi të kryente testet e Koronavirusit nëpërmjet analizave të gjakut, pa patur një certifikim për diagnostikim të Covid, teste këto me vlerë 150 deri në 350 euro. Në këtë kohë Prokuroria e Tiranës njoftoi se Policia e Shtetit kishte ngritur padi ndaj Klod Allajbeut, pronarit të Spitalit Amerikan dhe Hygeias (në pronësi të tij) dhe do të niste hetimet për mashtrim dhe kontrabandë me testet e Koronavirusit. Menjëherë pas kësaj, çështja u zhduk në ajër dhe Spitali Amerikan bashkë me klinika të tjera private morën “bekimin” për të kryer këto teste, e askush nuk u përgjigj para drejtësisë./Tellalli.al

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In