• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sot vendoset për negociatat: Qeveria premton goditje të bujshme në tetor, nga ngritja e BKH, te funksionimi i Kushtetueses

08/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Sot vendoset për negociatat: Qeveria premton goditje të bujshme në tetor, nga ngritja e BKH, te funksionimi i Kushtetueses
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Europian do të vendosë sot për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në mbledhjen që do të mbajë Këshilli Europian qeveria shqiptare do të paraqitet e përgatitur, duke premtuar goditje të bujshme të krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta në muajin tetor.

Dy pikat kryesore për integrimin e vendit tonë janë reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore. Kështu për të siguruar një dritë jeshile nga vendet anëtare të unionit, qeveria ka shprehur angazhimin e plotësimit të këtyre kushteve kryesore. Ngritja dhe funksionimi i organeve të drejtësisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta do të jetë prioriteti i qeverisë.

Në bazë të një kalendari të hartuar nga qeveria të quajtur “Plani i integrimit”, në të cilin përcaktohen afatet kohore brenda të cilave mendon të ketë zgjidhur çështjet kryesore që i kërkohen nga Këshilli Europian para se Shqipëria të ulet në tryezën e parë ndërqeveritare të negociatave me Brukselin. Në këtë kalendar theksohet rikthimi në funksionim të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë pikë, qeveria parashikon që brenda muajit korrik Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të ketë përfunduar procesin e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për 3 vendet vakante, ndërsa plotësimi i Gjykatës Kushtetuese me 6 anëtarë përfshirë betimin e tyre, pritet të ndodhë në tetor të këtij viti. Po në tetor parashikohet që Gjykata e Lartë, të plotësohet fillimisht me një minimum prej 6 anëtarësh, për të kaluar në fund të vitit 2020 me 10 anëtarë, gjë që do t’i lejonte kryerjen e të gjitha llojeve të gjykimeve, me përjashtim të atyre nga Kolegjet e Bashkuara.

Do të duhen më pas edhe tre muaj të tjerë që brenda marsit 2021, Gjykata e Lartë të bëhet e plotë me 12 anëtarë, duke dërguar kështu edhe treshen e saj në Gjykatën Kushtetuese.

Lufta ndaj korrupsionit

Tetori 2020 është edhe afati brenda të cilit Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të ketë plotësuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion me 15 prokurorë, së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të shoqërohet me një plan veprimi për adresimin e krimit financiar. Ndryshimet ligjore të kërkuara kundër pastrimit të parave pritet të prezantohen brenda qershorit, për t’u miratuar në tetor 2020. Pra muaji tetor do të jetë periudha kur do të nisë edhe reprezalja më e madhe.

“Plani i Integrimit: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, analiza e rrezikut në produktet dhe shërbimet bankare. Keqpërdorimi i personave juridikë për pastrim parash- Qershor 2020; Analizat e rrezikut në lidhje me pasuritë e patundshme dhe agjentët dhe avokatët në fushën e pastrimit të parave- Shtator 2020; Prezantimi i projektligjit për regjistrin qendror mbi pronësinë- Qershor 2020; Miratimi i paketës ligjore- Tetor 2020”, thuhet në planin e integrimit.

Reforma zgjedhore

Një tjetër pikë kryesore për hapjen e negociatave është edhe miratimi i reformës zgjedhore. Për këtë reformë, qeveria ka menduar që ta ndajë në dy etapa. Brenda korrikut 2020 është planifikuar të miratohet drafti i Këshillit Politik, përfshirë financimin e fushatave elektorale.

Ndërsa miratimi i ligjit të posaçëm për financimin e partive është planifikuar për në tetor të këtij viti. “Plani i integrimit, reforma zgjedhore: Miratimi i reformës zgjedhore, përfshirë financimin e fushatave- korrik 2020; Miratimi i ligjit të posaçëm për financimin e partive politike- tetor 2020”, thuhet në planin e integrimit të miratuar nga qeveria. /NGA ELISJEDA KIKO

Share210Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In