• Kontakt
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Anisa Markarian e urojmë atje ku jeton… në Paris

04/07/2026
in Nostalgji
A A
Sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Anisa Markarian e urojmë atje ku jeton… në Paris
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anisa Makarian lindi në Tiranë më 4 korrik 1962. Ajo është vajza e një nëne shqiptare dhe e një babai armen, i cili u mbijetoi masakrave të gjenocidit otoman dhe zgjodhi Shqipërinë për atdhe të dytë. Me gjithë prirjet për artin, sidomos për letërsinë e kinematografinë, ajo kreu studimet për mjekësi e punoi si mjeke anesteziste-reanimatore në Spitalin Nr. 2 të kryeqytetit deri në vitin 1991, kur emigroi në Francë.

Krijimtarinë në letërsi e kinematografi e shpreh që në rininë e hershme. Disa nga tregimet e saj të para u botuan në vëllimet “Stina e gonxheve” (përzgjedhje me proza nga autorë të rinj, Sh. B. Naim Frasheri, 1990) dhe Jetë tjetër (antologji me krijime nga autorë mjeke, Neraida 2001). Në vitin 1999 boton librin e parë, “Sënduku i kujtimeve”, përmbledhje tregimesh (Botime Çabej).

Në moshën 16-vjeçare interpreton rolin e Dhurates në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”; dy vjet më vonë fiton kupën e Festivalit të 4-t të Filmit Artistik Shqiptar si interpretuesja më e mirë në një rol kryesor femëror (roli i Zanës në filmin “Në çdo stine”). Në dy filmat që pasuan, “Pranvera s’erdhi vetëm” (1988) dhe “Ngjyrat e moshës” (1990) është skenariste dhe interpretuese e personazhit kryesor.

Romani “15 ditë prilli” është libri i saj i dytë. “Shtëpia tek Selvia” është libri i tretë i autores, i hedhur në qarkullim nga enti botues Çabej në vitin 2022, i cili sjell një përmbledhje me tregime të natyrës autobiografike.

Anisa Markarian jeton e punon në Francë si mjeke urgjentiste dhe lektore në dietëtikë–nutricion. Artistikisht shprehet vetëm në gjuhën e saj amtare, në shqip.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Anisa Markarian e urojmë atje ku jeton… në Paris

Sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Anisa Markarian e urojmë atje ku jeton… në Paris

04/07/2026
LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë aktori i madh Koço Qendro

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë aktori i madh Koço Qendro

04/07/2026
Thimi Filipi, mjeshtri i karaktereve në kinematografinë shqiptare

Thimi Filipi, mjeshtri i karaktereve në kinematografinë shqiptare

04/07/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In