• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

S’ndalet ‘hemoragjia’, deputetja e opozitës në Kuvend i bashkohet PS! Vangjel Tavo: Ishte e juaja me kohë! Bledi Çuçi: Sa të paska dhembur

24/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
S’ndalet ‘hemoragjia’, deputetja e opozitës në Kuvend i bashkohet PS! Vangjel Tavo: Ishte e juaja me kohë! Bledi Çuçi: Sa të paska dhembur
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pa nisur ende zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 25 prillit, fushëbeteja mes partive politike është e ashpër. Në LSI nuk ndalen largimet që i bashkohen PS dhe këtë herë bëhet fjalë për deputeten e opozitës nga radhët e LSI, Ediola Braha.

Braha u fut në kuvend nga listat e LSI pas braktisjes së parlamentit nga opozita e bashkuar, duke marrë vendin e lënë bosh nga Vangjel Tavo.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili tha se LSI po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe se votat për këtë parti do të shkojnë dëm, pasi goditjen përfundimtare do e marrë më 25 prill.

“Skuadrës fantastike të Partisë Socialiste në Tepelenë iu bashkua edhe deputetja e LSI-së, Ediola Braha. S’ka më asnjë dyshim se partia që kryetari i opozitës e ka quajtur “SHPK-ja e tregtarit të Venedikut”, po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale.

Angazhimi me LSI-në dhe vota për këtë parti është një mundësi e çuar dëm. Kaq gjë shqiptarët e kanë të qartë dhe do ta dëshmojnë me votë. Partia Socialiste është e vetmja e mirë që ka sot politika shqiptare. Në këto zgjedhje nuk diskutohet thjesht mandati jonë i tretë, por jemi në një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës. Ata janë e shkuara e rrëmujës dhe e rrënimit që nuk meritojnë më besim”, shkruan Çuçi.

Aktualisht LSI i janë larguar figura të njohura, ku dy janë nga qarku i Beratit, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica, si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani duke iu bashkuar PS. Të larguarit i kanë cilësuar largimet e tyre si të imponuar nga sjella politike e LSI dhe përfundimi i eksperimenteve politike të kësaj partie.

Ndërkohë që dy ditë më parë edhe dega e LSI-së në Gjeroven të Beratit është shkrirë. Dorëheqja e kryetarit të kësaj dege solli dhe largimin e 140 anëtarët e degës së LSI-së në fshatit Gjeroven, ku shprehen se ndihen të papërfaqësuar nga kjo forcë politike.

Ministri i brendshëm, Bledi Çuçi nuk e ka lënë pa një përgjigje ish- deputetin e LSI-së, Vangjel Tavo, lidhur me largimin e deputetes Ediola Braha.

“I dashur Vangjel, e shoh që të paska dhembur kalimi i Ediolës tek PS përderisa reagove vetëm për atë dhe nuk të bëri përshtypje kalimi këtë të shtunë i të gjithë strukturës së LSI të Lunxhërisë tek PS….. por e kuptoj pse. Gjithsesi, nuk është faji im që u katandis në këtë derexhe lista e LSI në 2017; Ediola te PS dhe ti tek PD. Miqësisht”

Me ironi ka reaguar ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo për largimin nga LSI-ja të Ediola Brahës. Ai shkruan se largimi i saj nuk është kurrsesi një tregues se LSI po shkërmoqjes, pasi Braha ka qenë gjithnjë pjesë e PS, tani thjesht është zyrtarizuar.

“Po ç’na bëre more Bledi!? Po si na e bëre këtë o Bledi!? Po si na e more o Bledi!? Po si nuk e kuptove prej dy vitesh kur të erdhi në zyrë (të kujtohet?) që ishte e juaja o Bledi!? Po si nuk e kuptove që ishte e juaja teksa votonte çdo ligj të “Rilindjes”, o Bledi!?

Po si nuk e kuptove o Bledi, se sa talent kishte dhe sa e vlefshme ishte për “Rilindjen” kur e përzgjodhët relatore të ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor? Mos more Bledi çfarë na bëre! Na more një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare! Sa për shkërmoqjen, o Bledi, është “Rilindja” drejt shkërmoqes totale më 25 prill. Asgjë e askush nuk mund ta ndalë më karrocën e “Rilindjes” tashmë të drejtuar drejt greminës”, shkruan Tavo.

Share202Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In