• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

S’ka më dyshime: Vaksina e firmave BioNTech-Pfizer 95% efektive në provën përfundimtare kundër COVID-19

19/11/2020
in Aktualitet, Kryesore, Sociale
A A
S’ka më dyshime: Vaksina e firmave BioNTech-Pfizer 95% efektive në provën përfundimtare kundër COVID-19
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Firma gjermane BioNTech e partneri i saj amerikan Pfizer po përgatiten të paraqesin vaksinën e tyre tek rregullatorët amerikanë për miratim për përdorim emergjent. Ato thonë se vaksina është efektive në 95% të rasteve

Rezultatet përfundimtare të testeve për vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga firma gjermane BioNTech dhe partneri amerikan Pfizer treguan se ajo kishte një normë efikasiteti prej 95%, bënë të ditur të dyja firmat farmaceutike të mërkurën. Kjo bazohet në teste dymujore, që siguruan gjithashtu të dhëna me vlerë për sigurinë e vaksinës.

Rezultatet e fundit erdhën në përfundim të fazës së tretë të testimit të vaksinës. Të dyja kompanitë thanë më tej se ato e kanë përmbushur piketën e sigurisë të kërkuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Medikamenteve të SHBA.

Ato tani planifikojnë të kërkojnë zyrtarisht “brenda ditësh” nga rregullatori amerikan të lejojë përdorimin emergjent të vaksinës.

Të dyja firmat farmaceutike gjithashtu thanë se ato ia kanë dërguar të dhënat e testimit të vaksinës rregullatorëve të tjerë në Evropë, Britani të Madhe dhe Kanada.

Njoftimi vjen dy ditë pasi Moderna, firmë amerikane, tha se vaksina e saj COVID-19 ishte 94.5% efektive.

Cilat ishin rezultatet e testimit të Pfizer-BioNTech?

BioNTech dhe Pfizer fillimisht vlerësuan se vaksina e tyre ishte të paktën 90% efektive, pasi në një studim me 44.000 pjesëmarrës qenë konstatuar 94 infektime. Me njoftimin e së mërkurës, të dyja firmat thanë se studimi i tyre përfshinte 170 infektime me koronavirusit.

Megjithatë, vetëm tetë nga të infektuarit ishin në grupin që qe vaksinuar. Të tjerët, 162, ishin midis pjesëmarrësve në grupin që kishin marrë një preparat placebo.

Dhjetë raste të rënda u raportuan në studim, nëntë nga grupi placebo dhe një nga grupo që kishte marrë vaksinën.

Të dyja firmat thanë se efikasiteti prej 95% ishte i qëndrueshëm midis grupeve të moshave, gjinive dhe demografive etnike. Efikasiteti tek të rriturit mbi 65 vjeç, të cilët rrezikohen më shumë, ishte 94%, shtuan ata.

Përfaqësuesit e kompanive gjithashtu raportuan se vaksina ishte e toleruar mirë. Efektet e vetme anësore të përjetuara nga personat vullnetarë që morën pjesë në test, ishin lodhja dhe dhimbja e kokës. Nga 8.000 pjesëmarrës, 2% kishin dhimbje koke pas dozës së dytë, ndërsa 3.8% ndjenë lodhje./Reuters

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In