• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Simptomat e rënda të Covid mund të kenë lidhje një një defekt gjenetik dhe të përgjigjes imunitare

25/09/2020
in Aktualitet, Kryesore, Sociale
A A
Simptomat e rënda të Covid mund të kenë lidhje një një defekt gjenetik dhe të përgjigjes imunitare
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy studime të ngjashme të botuara në revistën prestigjioze Science mund të vejnë dritë mbi mekanizmat e infektimit nga koronavirusi i ri, identifikimin e personave me rrezikshmëri të lartë dhe si pasojë parandalimin dhe trajtimin e rasteve më të rënda të COVID-19.

Botimet vijnë si rezultat i një studimi të COVID Human Genetic Effort (COVIDHge), një konsorcium prej 50 institutesh dhe spitalesh në botë.

Sipas studiuesve, rreth 15% e rasteve të rënda të studiuara, në mbi një mijë pacientë, kishin origjinën në një defekt gjenetik dhe të përgjigjes imunitare.

Më në detaj, mund të thuhet se 10% e atyre që zhvillojnë një formë me pasoja të rënda të COVID-19 kanë disa antikorpe që nuk funksionojnë mirë, dhe neutralizojnë një molekulë shumë të rëndësishme në mbrojtjen nga mikrobet dhe viruset, interferoni i tipit 1.

Praktikisht, antikorpet e gabuara në vend që të sulmojnë virusin, shkatërrojnë sistemin imunitar duke i lënë COVID-19 një “fushëbetejë” të pambrojtur.

Personat që kanë këtë lloje antikorpesh janë rreth 95% meshkuj dhe 50% prej tyre kishin një moshë 65 vjet e sipër.

“Mendojmë që antikorpet që godasin interferonin mund të shpjegojnë një pjesë të mirë të rasteve të rënda me COVID-19”, shpjegon Lorenzo Piemonti, një nga autorët e studimit.

Sërish i lidhur me interferonin rezulton edhe studimi i dytë, që tregon se një 3.5% të sëmurësh nuk arrin të prodhojë mjaftueshëm nga këto molekula të rëndësishme, për shkak të disa mutacioneve gjenetike.

Në të dy rastet, rikthimi i sasisë së duhur të interferonit shihet si një zgjidhje efikase kundër pasojave të COVID-19 në organizëm, dhe për këtë arsye pacientëve do t’i jepet një sasi interferoni beta, i cili zakonisht përdoret në të sëmurët me hepatit.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In