• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si u arrestua Filip Çakuli se do botonte Sali Berishën me dy femra nudo

14/11/2020
in Aktualitet, Dosja X, Kryesore
A A
Si u arrestua Filip Çakuli se do botonte Sali Berishën me dy femra nudo
2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo është një nga ato historitë, që tregon se sa i dhunshëm ka qenë Sali Berisha, kur ishte në pushtet.

Në qershor të 1995, Fili Çakuli, atëhere gazetar në “RD” dhe kryeredaktor i revistës satirike “Hosteni”, është marrë në mes të natës nga policia në shtëpinë e tij, pasi ishin hapur fjalë se do të botohej një karikaturë e Sali Berishës me dy femra nudo.

Më poshtë po sjellim historinë e plotë, nga një shkrimi i “Koha Jonë” më 21 qershor, 1995.

Shkrimi

Dje në orën 1:30 të natës një polic dhe 6 civilë kanë trokitur në derën e gazetarit të “RD” Filip Çakuli dhe pasi janë prezantuar si punonjës të policisë hetimore, e kanë marrë me vete me arsyen “një sqarim i shkurtër”.

Në orët e paradites së djeshme, bashkëshortja e gazetarit duke parë se Filipi nuk po kthehej, e kërkon në Rajonin e Policisë të lagjes Kombinat, ku edhe banojnë. Por as në atë rajon dhe as në rajonet e tjera të policisë së Tiranës, ka marrë përgjigjen e prerë prej tyre se “nuk ka asnjë dijeni se është ndaluar gazetari i RD dhe kryeredaktori i revistës “Hosteni”. Edhe në Ministrinë e Brendshme kanë ngritur supet.

Kështu Vasilika Çakuli është detyruar të denoncojë në policinë e Rajonit 2 zhdukjen pa gjurmë të bashkëshortit Filip Çakuli. Ndërkohë në orën 9.00 në zyrat e Hostenit janë paraqitur punonjës të SHIK-ut dhe kanë marrë edhe gazetarin e revistës Naim Noka. Të dy kanë dalë nga godina e komisariatit 2 të policisë, në të cilën ndodhen edhe zyrat e SHIK-ut të Tiranës rreth orës 14.00 të ditës së djeshme.

Filip Çakuli është i vetmi nga gazetarët themelues të “RD”që ende punon atje e njëkohësisht është edhe kryeredaktori i revistës humoristike “Hosteni”. Kjo revistë është shquar për humorin e saj pa kufi. Në këtë humor shpesh janë përfshirë edhe figura të larta shtetërore. “Por me sa kuptova më morën për çështjen e një kopertine të Hostenit ku ishte një personalitet i lartë shtetëror”, thotë Çakuli pak çaste pas lirimit.

Rreth 14 orë pyetje ishin vërtitur mbi një kopertinë fantazmë në të cilën sipas informacioneve, ishte Berisha në mes të dy femrave nudo dhe që sipas informatorëve, do të dilte së shpejti në shitje. Çakuli e ka mohuar ekzistencën e një kopertine të tillë për botimin që ishte gati dhe aq më shumë siç e servirnin hetuesit. Megjithatë lastrat e numrit që pritej të dilte ndodheshin në zyrat e hetuesve, ndërsa numri ishte bllokuar. Rreth orës 3 të mëngjesit të djeshëm, hetuesit bashkë me Çakulin kanë vajtur në zyrat e “RD”dhe kanë parë me sytë e tyre kopertinën që pritej të çohej në shtypshkronjë për revistën “Hosteni”.

Në këtë kopertinë kishte humor me anë të montazhit fotografik për udhëheqësit e PS duke festuar 4 vjetorin e krijimit të partisë së tyre 50-vjeçare në një shtëpi “të thjeshtë” tiranase. Ndërsa kopertina aq e kërkuar nga hetuesit ishte vërtet Berisha midis dy femrave të zhveshura, por ndër të tjera ishte PR dhe tjetra PSD dhe ky montazh ishte menduar që këto dy femra të përdala të personifikonin aleatët e PD. Megjithatë duhet theksuar se kjo ka mbetur thjesht një ide që nuk u realizua. Megjithëse momenti i kopertinës së famshme u sqarua gjatë natës, është pritur ora 9.00 e mëngjesit nga ku është ndaluar edhe gazetari i “Hosteni” Naim Noka.

“M’u paraqitën si të SHIK-ut dhe kërkuan të shkoja me ta për një sqarim të vogël”,- thotë Noka. Bashkëpunëtori i Çakulit tregon se e kanë pyetur fillimisht për kopertinën me Berishën midis femrave lakuriq, pastaj kanë kaluar në pyetje të një karakteri krejt të pakuptimtë. “Më thanë t’i ndihmoja me qëllim që të gjenin atë që u duhej tek Filipi”- thotë për “KJ” Noka. Gjithashtu gazetari është pyetur për miqësitë e Çakulit. “I thashë që gati gjithë qeveria duke filluar nga Kryeministri, janë miqtë e tij”, tregon ai. Por doza e pyetjeve për Nokën ka ardhur gjithnjë duke u shtuar. Ai është pyetur nëse Çakuli ishte agjent i grekëve apo i serbëve?!

Gjithashtu është pyetur për lidhjen e Çakulit dhe revistës “Hosteni” me drejtuesit e gazetës “Koha Jonë”. Ja ç’thotë vetë Çakuli më pas: “Ideja e marrjes ishte sqarimi për një kopertinë të pabotuar të revistës “Hosteni”. Ishte “hapur” llafi se kjo kopertinë fyente një personalitet dhe me këtë informacion, që sipas mendimit tim jo nga policia, por nga SHIK-u, është shtypshkronja “Eurolindja”, u bllokua revista. Ata kërkuan me insistim kopertinën që ishte përgatitur për këtë numër dhe ua dhashë. Kopertina kësaj radhe ishte për socialistët.

Më morën në orën 1.30 të natës duke trembur familjen dhe fëmijët, gjë që m’u duk krejt anormale. Më pyetën dhe për biografinë e familjen, por kryesisht hallin e kishin tek kopertina dhe tërë lënda e “Hostenit”. Meqenëse sipas Çakulit, ata që e morën në mes të natës me urgjencë dhe u paraqitën si të policisë hetimore, ne kërkuam shkaqet e këtij ndalimi nga Prokurori i Rrethit të Tiranës Arben Qeleshi, por ai tha se nuk kishte asnjë dijeni për këtë ndalim. “Policia hetimore varet nga ne, por nuk dimë asnjë gjë për zotin Çakuli”, – tha për “KJ”, Qeleshi dje rreth orës 20.00 të mbrëmjes.

Ky fakt, si dhe ai që tek gazetari Noka janë paraqitur si të SHIK-ut dhe godina që i kanë çuar dhe pyetur, të shpie vetëm tek drejtori i SHIK-ut të Tiranës, tregojnë se ndaj gazetarëve dhe botimeve të shtypit tani fillon dhe dhuna e censura e SHIK. Tani e tutje me sa duket redaksitë dhe gazetarët nuk do të përgjigjen vetëm para hetuesve, prokurorëve e gjykatësve, por edhe para policëve sekretë të cilët nuk dinë të lexojnë mirë gazetat e jo më të kuptojnë humorin e Hostenit.

Kur e kanë liruar, pas 14 orësh ndalimi e një nate pa gjumë, Çakulit i kanë dhënë me vete edhe lastrat e numrit që së shpejti do të dalë, duke e shoqëruar me makinën e tyre deri tek redaksia “RD”.

Share278Tweet174


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In