• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Si na i grabiti pronat dhëndri i Sali Berishës…”, denoncimi i pronarëve që vdiqën në kërkim të drejtësisë

16/02/2021
in Aktualitet, Dosja X, Kryesore
A A
Skandali me dhëndrin e Berishës: Si zhduku Jamarbër Malltezi 27.5 mln euro për menaxhimin e plehrave
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Katër vite më parë, Esat Pira dhe Marieta Osmani trokitën së bashku në dyert e redaksisë së gazetës “TemA” për të bërë një denoncim publik.

Të lodhur nga ecejaket e vazhdueshme institucionale dhe proceset e pafund gjyqësore, dy pronarët e një trualli prej 1200 metrash pranë ish sheshit “Shqiponja”, kishin grumbulluar të gjitha dokumentacionet dhe ja vendosën gazetës në dispozicion ku tregonin se si dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi po i grabiste pronat.

Përballë gazetarëve të “TemA”, Pira dhe Osmani rrëfyen kalvarin e plotë të pronës së tyre dhe si Malltezi duke përdorur pushtetin e vjehrrit të tij mundi të posedojë të gjithë mekanizmat për t’i marrë pronën.

Disa muaj pas denoncimit, Esat Pire ndërroi jetë edhe pse drejtësinë e kërkoi me insistim deri në minutat e fundit.

Gazeta “TemA” po riboton edhe njëherë të plotë shkrimin e datës 14 Prill, 2017, ku Pira dhe Osmani denoncojnë publikisht Jamarbër Malltezin duke paraqitur edhe fakte konkrete.

Shkrimi i plotë:

Esat Pira dhe Marieta Osmani nga viti 2008 janë bërë pronarë të një trualli me sipërfaqe prej 1200 metrash katrorë që gjendet përballë teriminalit të autobusëve të jugut në Tiranë.

Pavarësisht se kalimi i pronës sipas dokumentacionit që disponojnë është bërë në mënyrë të rregullt nga shteti në privat, sot ata janë të destinuar ta humbin përfundimisht truallin, apo thënë më saktë duket se e kanë humbur.

Prej 8 vitesh dy poseduesit sorollatet në xhunglën e institusioneve të drejtësisë ku ende nuk kanë gjetur një zgjidhje konkrete.

Esati dhe Marieta pretendojnë se ndaj tyre është bërë një padrejtësi e madhe duke vendosur gishtin drejtpërdrejt tek shtetasi JamarbërMalltezi.

Sipas tyre Malltezi, dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha, duke përdorur pushtetin e vjerrittë tij ka mundur të sajojë dokumentet përkatëse për t’i rrëmbyer pronën nga duart.

Ata në bazë të informacioneve të marra nga burime pranë trupës gjyqësore të shkallës së parë, thonë se dhëndri i ish-kryeministrit Berisha ka ndërhyrë tek organet përkatëse, ku ka përfituar prej tyre favorizime.

Drejtësia e vendosur me dy standarde ka sjellë një dëm të madh financiar, moral dhe psikologjik për familjen Pira dhe Osmani.

Historia

Historia e kësaj çështje, sipas rrëfimit tëdy denoncuesve zë fill nga 6 maji i vitit 1992.

Në atë periudhë Komiteti Ekzekutiv Pluralist i kohës ka shitur komform ligjit ekzistues një truall të cilësuar të lirë nga çdo barrë e hipotekës.

Blerja e pronës fillimisht është bërë nga një shtetas tjetër, ku deri më 07 shkurt 1998 ka pasur dy shit-blerje të bazuara në dokumentacionet përkatëse.

Në këtë datë, trualli u shpall në shitje dhe u ble nga shtetasit Esat Pira dhe Marieta Osmani, të cilët nënshkruan përpara një noteri kontratën e marrjes së kësaj pasurie.

Menjëherë pas këtij veprimi, Hipoteka bëri regjistrimin në emër të ortakëve, një lëvizje kjo që nuk do të zgjaste më tepër se 10 vjet.

Pikërisht në vitin 2008 në skenë del shtetasi Jamarbër Malltezi, i cili duke përfaqësuar 47 aksionerë pretendon pronësinë e kësaj pasurie.

Nën pretendimin se kjo ka qenë një pronë e klubit “Partizani”, ai nis procesin për ta privatizuar, duke dalë në çdo rast si përfaqësuesi i grupit të aksionerëve.

Nga të dhënat që disponon gazeta “TemA”, një pjesë e 47 personave që përfaqësohen si blerës nga Malltezi, nuk kanë asnjë dijeni mbi ekzistencën e një prone të tillë.

Shtetasi M.K, i cili renditet në listë, thotë hapur se është i painformuar mbi këtë çështje.

“Deklaroj se nuk kam dijeni që është zhvilluar një ankand publik dhe me anë tëtë cilit unë qenkam bërë bashkëpronar që prej vitit 2008,” tregon ai.

Edhe persona të tjerë të cilët nuk dëshirojnë të bëhen publikë, rrëfejnë se ndjehen të surprizuar nga ekzistenca e kësaj çështje.

Me fshirjen e emrave të tyre nga hipoteka në vitin 2008, Esat Pira dhe Marieta Osmani ju drejtuan Gjykatës së Tiranës për të kërkuar zgjidhje.

Menjëherë pas ankesës së tyre, Gjykata Kushtetuese mori vendimin për t’i kthyer pronësinë duke kërkuar rishkruajtjen e emrit të tyre në regjistrin e Hipotekës.

Por urdhri i dhënë nga ky institucion nuk do të zbatohej kurrë ashtu siç duhej, pasi Hipoteka vendos të rikthejë emrin e tyre, por këtë herë duke e mbivendosur tek grupi i aksionerëve dhe pa bërë asnjë fshirje.

Nga veprim i kryer prej këtij institucioni, të dyja palët ngelën pronarë në të njëjtën kohë. Kjo lëvizje i krijoi mundësi grupit të përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi që të vijonte ta ndiqte çështjen më tej, dhe shtetasi Xhim Begeja (dajë i Malltezit) ngriti një padi.

Më herët, Gjykata e Apelit dha një vendim të formës së prerë në favor të dhëndrit të ish-kryeministrit, duke i prerë shpresat Esat Piras dhe Marieta Osmanit.

E vetmja alternativë e tyre brenda sistemit të drejtësisë shqiptare ngelet Gjykata e Lartë.

Të zhgënjyer nga vendimet që janë marrë, ata ndjehen të frikësuar se organi më i lartë i hirearkisë së drejtësisë mund të vendosë nëdisfavor të tyre.

Dy shtetasit i drejtojnë një apel të gjithë ligjvënësve që të tregohen të matur dhe objektiv në konkluzionin e gjykimit të tyre.

Denoncimi

Njëri prej pronarëve Esat Pira tregon për gazetën “TemA” padrejtësinë që ai gjykon se është bërë me këtë çështje.

“Çdo pretendim që ngremë e bëjmë mbi bazë të fakteve. Kjo është një vjedhje që po na bëhet ku pala tjetër është duke përdorur forcën e pushtetit për të ndërhyrë në organet e drejtësisë.

Ata nuk kanë pasur asnjë dokument dhe kanë përfituar nga pushteti.

Sipas hulumtimeve tona, ata kanë ndryshuar dosjen duke zgjatur gjyqin deri sa plotësuan dokumentimin.

Në këtë rast akuzoj edhe Bashkinë e Tiranës, e cila nën drejtimin e Lulzim Bashës ka falsifikuar shkresat tona zyrtare. Është turp,” denoncon Pira.

Ndërkohë bashkëpronarja tjetër Marjeta Osmani akuzon drejtpërdrejt trupën gjykuese për anshmëri gjatë marrjes së vendimit të tyre.

Ajo thotë se burime të afërta i kanë treguar se çështja ka kaluar në favor të palës tjetër me urdhër të dhëndrit të Berishës.

“Unë akuzoj Ministrinë e Financave të kohës e cila ka kryer fshirjen e emrit tonë nga listat e hipotekës dhe kanë vendosur emrat e palës tjetër në interes të Jamarbër Malltezit dhe Shkëlzen Berishës.

Pas vendimit negativ nga shkalla e parë, ne e apeluam çështjen në shkallë të dytë ku trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Gramoz Levanja që komandohet nga Berisha dha vendimin në disfavorin tonë.

Kam kontaktuar Sali Berishën për këtë çështje dhe nuk më ka kthyer asnjë përgjigje.

Kemi marrë nga Jamarbër Malltezinjë mesazh i cili na ka thënë se nuk ka asnjë interes për pronën pasi i takojnë veç 2 metër katror, por nga ana tjetër ai është përfaqësues dhe në çdo seancë sjellin avokatin e studios së Argita Berishës,” thotë Marjeta Osmani.

Të lodhur, të vrarë dhe të zhgënjyer nga pin-pongu i institucioneve, sot dy shtetasit nuk kanë më asnjë shpresë se ndaj çështjes së tyre do të vendoset drejtësi.

“Nuk besojmë se kjo çështje merr zgjidhje nga drejtësia shqiptare. Ne jemi të gatshëm ta çojmë deri në Strasburg. Kemi të drejtën ligjore dhe të drejtën nga zoti mbi këtë pronë.

Na kanë rënë në qafë padrejtësisht dhe ne do të kërkojmë deri në minutën e fundit që këtë pasuri ta marrë ai që i takon,” paralajmëron Esat Pira.

Por edhe Marieta Osmani ndan të njëjtin mendim me të. Ajo siguron se asgjë nuk do ta pengojë për të marrë atë çka i përket.

“Ne këto ditë kemi gjyqin në Gjykatë të Lartë dhe jemi të rrezikuar ta humbim. Ndjehemi në panik pasi Jamarbër Malltezi edhe në këtë rast duke përdorur pushtetin e vjerrit të tij mund t’i mbyllë gojën trupës gjyqësore.

Gjithsesi ne shpresojmë se kryetari i Gjykatës së Lartë Z. XhezairZaganjori do të bëjë drejtësi. Unë e kam blerë me djersë këtë truall ku kam përdorur kursimet e një jete të tërë.

Jetën time s’mund ta fal. Nëse nuk marr zgjidhje nga Gjykata e Lartë, do t’ja besoj çështjen drejtësisë evropiane,” thotëMarieta Osmani.

Esati dhe Marieta sot kërkojnë të vërtetën, transparencën dhe drejtësinë.

Tre kërkesa minimale që sa më shumë janë afruar në 26 vite aq më tepër është bërë nga faktorë të ndryshëm për t’i larguar si për t’i mbyllur gojën organeve të rendit juridik.

Ata nuk duanë më tepër se sa i takon nga dokumentet që disponojnë.

Pasi dëgjon historinë e tyre, pyetja që shtrohet nga të gjithë është: “Kaq e vështirë është që të vendoset drejtësi?”

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Bujar Lako – ”Mujo Bermema” dhe Sulejman Pitarka – ”Zheleznovi”, dy të pavdekshëm edhe si ushtarak karriere (komandanti shqiptar dhe ai sovjetik i bazës së Pashalimanit në filmin ”Ballë për ballë”

Bujar Lako – ”Mujo Bermema” dhe Sulejman Pitarka – ”Zheleznovi”, dy të pavdekshëm edhe si ushtarak karriere (komandanti shqiptar dhe ai sovjetik i bazës së Pashalimanit në filmin ”Ballë për ballë”

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In