• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shtrëngojeni dorën! Nëse i varni ujqërve mëlçitë në qafë, nuk jeni i pafajshëm zoti Rama

20/07/2022
in Aktualitet, Blog, Kryesore, Speciale
A A
Shtrëngojeni dorën! Nëse i varni ujqërve mëlçitë në qafë, nuk jeni i pafajshëm zoti Rama
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Duam apo nuk duam ne, me dhjetra individë, pjesë e pushtetit dhe qeverisjes, janë akuzuar, arrestuar, hetuar dhe ca prej tyre burgosur… si të korruptuar. Natyrisht, që korrupsioni nuk është pajë që merret në shportën e nuses dhe as abetare që mësohet në shkollat e rinisë, por ves, që përvetësohet kur hapen dyert e shtëpisë dhe thesaret e shtetit u rrinë përpara syve pa rojtar e zot, duke i futur në ngasje të gjithë ata që janë aty, për të marrë pjesën që u kanë thënë… se u takon.

Ju kemi dëgjuar edhe kur zotoheshit se do të ngrinit një administratë me meritokraci dhe devocion, por “deleujqërit” që mblodhe rreth pushtetit të ardhur nga një pushtet tjetër, të bënë ta harrosh postulatin e qeverisë tënde, me turmat e kunetërve, vëllezërve e motrave, bijëve dhe bijave të pushtetarëve ose ish pushtetarëve, edhe të atyre që ishin larguar nga kjo botë, por edhe të atyre që po ngjisin shkallët e pushtetit, të ngritur nga hiçi në piedestalin e së keqes.

Administrata e ngritur nga këto mënxyroman, është më e keqja në performancë nga të gjithë administratat majtiste dhe kjo i hap ca punë drejtësisë, duke mos e lënë të kthehet mbrapa, për tu marrë me mënxyro-katallanët e të shkuarës. Ndaj mos u ankoni me drejtësinë, se po merret vetëm me ju… jeni ju që nuk po i lini kohë të merren me të tjerët, aq shumë sa jeni shtuar!

Për t’i qëndruar besnik për herë të fundit, të asaj që deklaruat, se ne mund të jemi edhe problemi edhe zgjidhja, shtërngojeni pak dorën… mos ia mohoni fëmijëve Evropën duke u varur mëlçitë në qafë ujqërve të pangopur, të pushtetit bujar.

Nuk të nxjerr të pafajshëm teza mbrojtëse që përdor sa herë të lipset nevoja, se faji është individual, sepse nuk ka ujk që nuk do i hante mëlçitë, duke i parë të varura në qafë! Vërtet mendoni, se kasapi që i’a ka varë… është i pafajshëm?!/Ekskluzive.al

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In